Pse Federata Gjermane e Futbollit lë Adidasin për Nike
23 Mars 2024Reagimet në Gjermani nuk ishin aq pozitive, por duke filluar nga viti 2027 Federata Gjermane e Futbollit do të bashkëpunojë me gjigantin e veshjeve sportive Nike. Marrëveshja me Nike do të fillojë në vitin 2027 dhe pritet të zgjasë të paktën për 7 vjet, deri në vitin 2034.
"Kombëtarja Gjermane do të vishet nga marka gjigande amerikane, duke i dhënë fund kështu partneritetit historik me Adidas", deklaroi Federata Gjermane e Futbollit (DFB). Adidas bashkëpunonte me DFB-në prej mbi 70 vitesh.
Fanella e Euro 2024, që do të veshë këtë verë skuadra Gjermane, do të jetë ndër të fundit veshje sportive që Adidas ofron për kombëtaren, më pas këto veshje do të prodhohen nga Nike.
"Presim me dëshirë të punojmë me Nike, dhe i falënderojmë për besimin e tyre.” Ky partneritet i ri na ndihmon në plotësimin e detyrave të dekadës së ardhshme , duke mbajtur parasysh evoluimin e botëkuptimit për futbollin në Gjermani”, tha presidenti i DFB, Bernd Neuendorf.
"Por një gjë është krejt e qartë, deri në dhjetor të 2026, ne mbetemi absolutisht të dedikuar në suksesin dypalësh mes nesh dhe partnerit historik Adidas, të cilit i jemi tejet mirënjohës për shtatë dekadat e kaluara sëbashku.”
Përse ky fillim i ri me Nike?
Shtatëdhjet vitet me Adidas kanë qenë të mbushura me suksese si për skuadrën e djemve dhe atë të vajzave, të cilat kanë fituar 6 Kupa Bote në të cilat kanë luajtur duke mbajtur veshur fanella të kësaj marke.
Mirëpo ridizenjimi i veshjeve të fundit nga Adidas shkaktoi një farë zemërimi në Gjermani. Bëhet fjalë për fanellat që futbollistët mbajnë veshur ndërsa luajnë në fusha e huaja, të cilat në vend të ngjyrave tradicionale (të zezë me të kuqe apo jeshile), kësaj radhe u dizenjuan me blu dhe rozë e ndezur.
Vendimi për t'u veshur me këto ngjyra ka provokuar debate. Ndonëse "Skuadra ka çështje më të mëdha për t'u shqetësuar”, thotë gazetari i DW Hecko Flores.
Megjithatë ishin paratë ato që e shtynë DFB të ndahej nga Adidasi për Nike, thotë Stephan Grunwald, përgjegjës për financat. "Na vjen mirë që Federata Gjermane e Futbollit mund të planifikojë në të ardhmen me stabilitet ekonomik, kjo falë gatishmërisë së premtuar nga Nike”, tha ai.