1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Pse asnjë grua nuk merr pjesë te Formula 1

4 Janar 2022

Ka shumë dekada që asnjë grua nuk është nisur nga Grand Prix për Formula 1. Gjermania Sophie Flörsch, pilote e makinave të garës, do të kishte qënë që sot pjesë e Formula 1 po ta kishin lejuar.

https://p.dw.com/p/450I4
Floersch Sophia, Visser Beitske, Calderon Tatiana
Fotografi: Germain Hazard/picture alliance/DPPI media

"Ja u jap me shkrim, që do të mbërrija deri tek garat kualifikuese, nëse do të më linin!" Sophia Flörsch e thotë këtë aq e vetësigurt dhe e vendosur saqë nuk të lë asnjë dyshim për këtë gjë. Pilote e makinave të garës, ajo i ka shpëtuar një përplasjeje horror gjatë Grand Prix për Formel 3 në Macau të Kinës, dhe tani i ka hipur sërish Cockpit-it. Ajo do që t‘u japë makinave. Me çdo kusht. Edhe për Formel 1. Sikur ta linin.

Megjithëse në Cockpit mund të ulet çdo profesionist garash pavarësisht nga gjinia, sporti i motorëve dominohet nga burrat. Në këtë botë maçoiste është duke u shtuar numri i inxhiniereve, i piloteve të provave dhe i moderatoreve, por në pistën e garës raportet janë të qarta: Gratë nuk luajnë asnjë rol. Vetëm 1,5 përqind e gjithë sportistëve të licencuar në sportin e motorëve janë gra. Dhe kjo është sistematike, kështu ka qenë për dekada të tëra, me sa duket kështu është dashur që të jetë. Ashtu siç kanë qenë vajzat e veshura me pak rroba të Grid Girls, të cilat duke filluar nga 2018-ta nuk e prezantojnë më startimin e garës. Si reaksion i debatit MeToo. Ndalimi i tyre hasi në kritika të ashpra në botën e sportit të garave me automjete, sepse iu dha fund një tradite patriarkaliste që ishte ngulitur shumë.

Brezi "i thinjoshëve " nuk i do pilotet

Gratë mund të përdoren si zbukurim për garat, por në pistën e garave nuk kanë çfarë të kërkojnë? "Është më shumë brezi i vjetër që nuk do që një grua të ketë sukses tek Formula 1", i thotë Sophia Flörsch Deutsche Welle-s. "Është brezi tani i thinjur në kokë. Ata vijnë nga një kohë tjetër. Ekziston imazhi i një piloti të fortë, mbuluar me djersë, që lufton deri në fund, i cili duhet të jetë burrë. Tek mendja e tyre kjo gjë nuk ndryshon dot.”

Flörsch sapo ka përfunduar me ekipin e saj "Abt Sportsline", sezonin debutant të Kampionatit të makinave gjermane (DTM). Më parë ajo pati ngarë makinën në kampionatin europian dhe në Formula 3 të FIA-s. Ajo bën pjesë tek talentet që e kanë në gjak të dalin përpara. Të paktën mes piloteve të garave nuk ekziston asnjë që të mos besojë se ajo si grua mund t'ia dalë mbanë, tregon Flörsch. Por për këtë gjë duhen shanse të barabarta: "Gratë duhet të kenë të njëjtën përkrahje si burrat. Nëse dalin sponsorizues, firma, ekipe që besojnë tek gratë, atëherë ne mund të shkruajmë histori,” thotë 21 vjeçarja.

Hockenheimring - Sophia Flörsch
Sophia FlörschFotografi: Hasan Bratic/picture alliance

Qark vicioz

Por sidomos sponsorizuesit e kanë të vështirë të mbështesin një grua. Sepse deri tani asnjë grua nuk ka qenë në gjendje të tregonte se mund të fitojë? Kjo nuk ka të bëjë me mungesën e aftësive, me kondicionin e keq fizik ose me mungesën e gatishmërisë për të rrezikuar. Tek të gjitha këto pika pilotet nuk u lenë mangut kolegëve burra. Më shumë kjo ka të bëjë me faktin që deri tani nuk ka pasur sponsirizues që të kenë guximin të besojnë tek një grua dhe ta pajisin me buxhetin që ajo dhe ekipi i saj kanë nevojë për të pasur një sezon të suksesshëm.

Paratë kanë shumë të bëjnë, pavarësisht nëse flasim për Formula 1 apo për talentet e reja. Kështu për shembull për futjen në Formula 3, Sophia Flörsch mblodhi vitin e kaluar 700 mijë euro. Kjo është gjysma e asaj që ekipi i saj Campos Racing kishte në dispozicion. Shumë pak. "Kështu që unë nuk kam pasur kurrë mundësi të kisha suksese të mëdha. Dhe meqenëse nuk kam pasur asnjëherë suksese të mëdha, e kam të vështirë që të gjej sponsorizues." Dhe për më tepër kur je grua. „Ky rreth visioz të nervozon."

Girls On Track

FIA-Initiative "Girls On Track" mit Susie Wolff
Suise Wolff presidente e FIA nisma "Girls on Track"Fotografi: Germain Hazard/DPPI media/picture alliance

Nëse tek talentet e reja do të futeshin më shumë vajza dhe nëse ato do të financoheshin njësoj si djemtë e talentuar, atëherë do ishte vetëm çështje kohe ardhja e ditës kur një grua të arrinte tek Formula 1. Për herë të fundit një grua është ulur në Cockpit për Grand Prix para 45 vjetësh. Ajo ishte pilotja italiane Lella Lombardi.

Edhe tek seritë W-asgjë nuk ka ndryshuar – një seri garash vetëm prë gratë, që ka filluar dy vjet më parë. Ajo duhet të krijojë mundësinë që pilotet të praktikohen më shumë pa kosto të larta, si tek Formula 1, ku jepen miliona. Kjo ndarje gjinore në një lloj sporti ku të dyja gjinitë mund të përfaqësoheshin kundrejt njëra tjetrës, ngjalli shumë kritika. Dhe faktikisht tek seritë W nuk ka pasur asnjë fituese që të arrijë tek Formula 1.

Është FIA, shoqata botërore e sportit të motorrëve ajo që duhet t‘u hapë rrugën piloteve. Projekti pilot "FIA Girls On Track" (Vajzat në pistë) është pikërisht duke u përpjekur për këtë që prej dy vitesh. "Ne duam të frymëzojmë brezin e ardhshëm të vajzave të reja", thotë ambasadorja e "Girls On Track", Susie Wolff, e cila ka qenë pilote prove e Formula 1-Rennstalls Williams. "Ne duam të krijojmë mundësinë që vajzat të përkrahen nëpërmjet idhujve dhe kujdestarisë."

Aty janë ftuar vajza dhe të reja deri në moshën 18 vjeçare. "Para se të fillonte pandemia, ne kemi organizuar aktivitete live, që kanë sjellë në pistën e garave vajza shkolle duke u treguar atyre sektorë të ndryshëm të sportit si teknikë, media, fintes. Për shkak të pandemisë këto aktivitete tani bëhen virtualisht. Kjo ka të mirën se arrin publik global më të madh se sa tek aktivitetet e vogla lokale në nivel komune", tregon Susie Wolff në një intervistë dhënë për FIA.

Ulja në kart dhe rrotullimi i shpejtë si dhe trajnimi i lirë me ekipet më të mira të sportit të motorrëve, do të jetë sërish e mundur tek "Girls On Track" duke nxitur më shumë të reja për tu futur në sportin e motorëve.

Sporti i motorëve ka nevojë për idhuj femra

Edhe Sophia Flörsch ka filluar në moshë të re. Kur ka qenë katër vjeç, ajo është ulur për herë të parë në një kart. Që nga ajo kohë ajo nuk i është ndarë sportit të motorëve. "E kam mbushur me benzinë ", thotë pilotja duke qeshur. Ajo e përkrah nismën e FIA-s. "Për sa kohë që vetëm burrat dalin në pistë, vajzat e reja e kanë të vështirë që t'i marrin ata si shembull dhe të thonë: „Mama, edhe unë dua të merrem me këtë sport`." Prandaj nevojiten pilote garash. Flörsch është e bindur se "Sapo të dalë një grua e sukeseshme tek Formula 1, ajo do të ndiqet nga të tjera."

Ajo vetë ëndërron ende për të marrë pjesë në Formula 1. Megjithëse e di që kjo nuk varet vetëm nga aftësitë e saj.