1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protestat dëmtojnë turizmin dhe bursën

Senada Sokollu/Angjelina Verbica8 Qershor 2013

Qytetarë të zemëruar demonstrojnë në Stamboll dhe në qytete të tjera të Turqisë kundër qeverisë. Kriza prek edhe ekonominë. Por ajo ka edhe një problem strukturor.

https://p.dw.com/p/18mAu
Anti-government protesters march during a demonstration in Ankara June 5, 2013. A Turkish protest group demanded on Wednesday that the government abandon plans to redevelop an Istanbul park and that it sack governors and police chiefs the group holds responsible for violence during days of clashes across Turkey. REUTERS/Umit Bektas (TURKEY - Tags: POLITICS CIVIL UNREST)
Fotografi: Reuters

Bojkot është fjala magjike, që kanë në gojë tani shumë protestues në rrugë. Gjithnjë e më shumë kundërshtarë të qeverisë kanë tërhequr kursimet e tyre nga GarantiBank, banka e tretë për nga rëndësia në Turqi. Arsyeja: një pjesë e madhe e GarantiBank i përket kompanisë Dogus Holding. Ajo kontrollon edhe kanalin televiziv turk NTV, një nga kanalet më të mëdha të lajmeve. Ai, si shumë kanale të tjera turke, nuk informon thuajse aspak për lëvizjen e protestës.

Largimi bën efekt: "35 deri 40 milionë lira kapital" afro 14 deri 16 milionë euro janë tërhequr javën e kaluar dhe rreth 1.500 karta krediti janë kthyer", i tha Ergun Ozen, menaxher i përgjithshëm i GarantiBank, agjencisë së lajmeve Reuters. Përveç kësaj njerëzit kanë demonstruar në fillim të javës para restoranteve të shumta, që i përkasin kompanisë Dogus Holding. Ato qëndronin para lokaleve, duke rrahur shuplakat, thërrisnin "kalk!" ("çohu") dhe përpiqeshin të bindnin klientët, që të largoheshin. Disa reaguan dhe dolën nga restoranti.

Shumë Turq mbështesin protestat
Shumë Turq mbështesin protestatFotografi: Getty Images

Fitimi i njërit është humbja e tjetri

Sipërmarje të tjera mund të fitojnë nga protestat në Sheshin Taksim në Stamboll. "Për shkak të kantierit të ndërtimit përreth sheshit ato nuk bënin më prej kohësh biznes të rregullt. Së paku tani vijnë protestuesit dhe ne i furnizojmë me çdo gjë, që kanë nevojë", thotë Ahmet Durmus në bisedë me Deutsche Wellen. 40-vjeçari është menaxher i restorantit Rouge, jo larg parkut Gezi. Edhe një shitës i ri flamujsh në Sheshin Taksim është i kënaqur me rritjen e të ardhurave të tij. "Më parë më është dashur gjithmonë të shkoja në koncerte, për të shitur gjërat e mia, por tani mjafton vetëm të qëndroj këtu në shesh", thotë djaloshi i kënaqur.

Por sa më shumë turq protestojnë, aq më pak turistë vijnë. Këtë e ndjejnë sidomos dyqanet e suvenireve, si ai i Rifat Güzel-it. Unë vetëm rri dhe pres në dyqan, thotë 65-vjeçari i zemëruar. "Duhet të përballoj 85 deri 90 për qind humbje. Protestat janë me të vërtetë të dëmshme për biznesin tim", thotë Güzel për DW. "Po, ka një ndikim të drejtpërdrejtë mbi turizmin", thotë eksperti i ekonomisë Sejfetin Gursel, "por ai është i kufizuar në Stamboll."

Rënia ekonomike ka arsye më të thella

E gjithë ekonomia është e prekur: Indeksi i bursës së Stambollit ra me 10.5 për qind, duke shënuar nivelin më të ulët që nga fillimi i marsit. Edhe lira turke është zhvleftësuar. Kundrejt dollarit dhe euros lira ra në nivelin më të ulët që prej një viti e gjysëm. Një pjesë të fajit e kanë trazirat, thotë Seyfettin Gürsel, drejtor i fakultetit ekonomik të universitetit Bahcesehir në Stamboll, në bisedë me DW. "Para krizës investimet e huaja direkte në Turqi ishin shumë të larta. Ata kanë financuar pjesën më të madhe të deficitit të bilancit të pagesave. Për shkak të krizës investimet e huaja direkte janë reduktuar."

Megjithatë në përgjithësi ky është një problem strukturor, thotë Gürsel. "Deficiti i llogarisë korente është financuar kryesisht nga kreditë, kreditë afatshkurtra dhe investimet afatshkurtra në tregun e aksioneve. Kjo është edhe një lloj dobësie strukturore". Turqisë i nevojiten reforma në sektorin ekonomik, si për shembull reforma gjithëpërfshirëse të tregut të punës dhe reforma e taksave, argumenton eksperti i ekonomisë. "Për fat të keq këto reforma u shtynë pas zgjedhjes së qeverisë së tanishme. Unë nuk jam i sigurt, nëse qeveria është e vetëdijshme për këto probleme strukturore".

Demonstrationen in der Türkei Istanbul Juni 2013
Fotografi: Reuters

Investitorët ka kohë që janë skeptikë

Largimi i kapitalit ka filluar që para trazirave, thotë për Deutsche Wellen Mustafa Sönmez, ekonomist dhe gazetar turk për çështjet e biznesit. "Protestat vetëm e kanë shtuar largimin e kapitalit, sepse ata kanë ndikuar në kushtet e sigurisë dhe në marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-të. Investitorët ndjehen të penguar nga trazirat dhe janë tërhequr." Parashikimi i Mustafa Sönmez-it është i qartë. Në qoftë se dhuna vazhdon dhe qeveria nuk bën asnjë hap drejt protestuesve, situata ekonomike do të përkeqësohet më tej.