1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta të tjera në Shqipëri

12 Mars 2022

Për shkak të rritjes dramatike të çmimeve të karburantit dhe artikujve ushqimorë, në Shqipëri ka filluar një valë protestash prej disa ditësh. Të shtunën protestohet në Tiranë dhe disa qytete të tjera.

https://p.dw.com/p/48OJu
Albanien - Protest in Tirana
Protesta në TiranëFotografi: Enis Mehmeti/DW

Edhe të shtunën po protestohet masivisht në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve. Jo vetëm në Tiranë ku qytetarët kanë marshuar drejt Kryeministrisë, por edhe qytete të tjera. Kjo është protesta e 4 kombëtare e qytetarëve në Shqipëri.

Albanien - Protest in Tirana
Kordon policor para kryeministrisëFotografi: Enis Mehmeti/DW

Protestat janë vënë edhe në fokus të mediave gjermane. Prej disa ditësh protestohet kundër rritjes së çmimeve të jetesës dhe karburanteve në Shqipëri, shkruan televizioni i dytë gjermane, ZDF. Protestuesit akuzojnë qeverinë se po përfiton përmes marrjes së tatimeve. Kurse gazeta "Welt" duke iu referuar protestave në Shqipëri që kanë nisur për shkak të rritjes së çmimeve, shkruan, se protestuesit kërkojnë zgjedhje të reja. Në protestat e fundit ka pasur edhe përplasje me policinë që është përpjekur të ndalë demonstruesit nga bllokimi i rrugëve kryesore.

Edhe radioja gjermane "Deutschlandfunk" i kushton vëmendje protestave, duke shkruar se në sfondin e luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve në Shqipëri vijojnë protestat. Sipas Deutschlandfunk "çmimet e karburanteve janë rritur 50% në javën e kaluar. Kritikët akuzojnë qeverinë se nuk po ul taksën e karburanteve si vendet fqinje." Vetë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kontroll të çmimeve dhe i bëri thirrje popullsisë të udhëtojë më pak me automjet", shkruan media gjermane.