1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Projekt rinor gjermano-shqiptar për periudhën komuniste & Kënga më e njohur për Krishtlindjet : Nata e qetë, e shenjta natë

26 Dhjetor 2010
https://p.dw.com/p/QkFQ

Të rinjtë shqiptarë dinë shumë pak për periudhën e sundimit të diktaturës komuniste dhe ato që dinë i dinë kryesisht nga librat dhe tregimet në shtyp. Analiza e kësaj periudhe nën këndvështrimin krahasues me ish RDGJ ishte në qendër të një projekti rinor gjermano-shqiptar. Aida Cama me nje informacion.

Për herë të para para 192 vjetësh, më 24 dhjetor 1818, në një fshat të vogël austriak u këndua kënga më e dashur dhe më e njohur e krishtlindjeve: "Natë e qetë, e shenjta natë". Tekstin fillestar në gjermanisht e shkroi ndihmësfamulltari austriak, Josph Mohr. Drejtori i shkollës së fshatit Franz Xavier Gruber kompozoi melodinë për kitarë. Kjo melodi tingëllon krejt ndryshe nga versioni meditues. Ajo dukej si një melodi vallëzimi mjaft tërheqëse. Gavin Biackburn

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi