1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti çek viziton Rusinë dhe akuzon BE-në

20 Nëntor 2017

Presidenti çek deklaron para një vizite në Rusi, se BE-ja ka njohur ndarjen e Kosovës nga Serbia, kurse në rastin e Krimesë ndjek standarde të dyfishta.

https://p.dw.com/p/2ntzM
Tschechien Präsident Milos Zeman
Fotografi: Imago/CTK Photo/R. Petrasek

Rreth tetë javë para zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke, presidenti në detyrë Milos Zeman zhvillon një vizitë në Rusi. Në fillim të vizitës katërditore ai do të zhvillojë të martën një takim me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, në Soçi. 73-vjeçari Zeman konsiderohet sipas sondazheve si favorit për zgjedhjet presidenciale, raundi i parë i të cilave zhvillohet më 12 dhe 13 janar.

Zeman: Kritika ndaj BE-së për standarde të dyfishta

Qëllimi i  vizitës është zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike. Në një intervistë për mediat ruse Zeman tha se BE-ja nuk ka një udhëheqje të fortë ndryshe nga SHBA-ja, Rusia dhe Kina. Ai gjithashtu akuzoi BE për standardet e dyfishta në Krime, të cilën Rusia e pushtoi në vitin 2014 në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Sipas Zeman në këtë rast, BE-ja përdor standarde të dyfishta kur nuk e njeh Krimenë, sepse BE-ja ka njohur ndarjen e Kosovës nga Serbia.

D-Day Feier 06.06.2014 Ouistreham Merkel Putin Zeman
Fotografi: picture-alliance/dpa

Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike çeko-ruse

Zeman shoqërohet gjatë vizitës së tij në Rusi nga më shumë se 120 përfaqësues të biznesit dhe të industrisë. Ai do të hapë përkatësisht një konferencë ekonomike në Moskë dhe një në Jekaterinburg. Përveç këtyre aktiviteteve në agjendën e vizitës parashikohen takime me kryeministrin Dmitri Medvedev dhe me kreun e fundit të shtetit të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov.