1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti Steinmeier papritur në Kiev

25 Tetor 2022

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier po viziton Ukrainën për herë të parë që nga fillimi i luftës. Mesazhi i tij: populli mund të mbështeten te Gjermania.

https://p.dw.com/p/4IfBx
Ukraine | Bundespräsident Steinmeier in Kiew
Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën: ekonomikisht, politikisht dhe gjithashtu ushtarakisht. Me këtë mesazh, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti në Kiev herët këtë mëngjes. Ai dëshironte të dërgonte një mesazh solidariteti, veçanërisht në këtë periudhë të sulmeve ajrore ruse me drone dhe raketa.

Programi i vizitave të tij i nënshtrohet kushteve të rrepta të sigurisë. Në fakt, Steinmeieri ishte planifikuar të vizitonte Ukrainën javën e kaluar. Për arsye sigurie, udhëtimi u anulua në minutën e fundit, siç thuhet për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse në Kiev dhe Ukrainën veriore. Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA), përgjegjëse për mbrojtjen e tij, shkroi në Twitter se ajo kishte rekomanduar shtyrjen e udhëtimit për shkak të rreziqeve.

Steinmeier me qytetarë në një bunker, pas alarmit ajror në Ukrainë
Steinmeier me qytetarë në një bunker, pas alarmit ajror në UkrainëFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Banorët e Kievit shpresojnë për ndihma

Në rrugët e Kievit, ardhja e presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në Ukrainë shoqërohet me të njëjtën pritje nga shumë kalimtarë. Shumica e të intervistuarve e dinin se kush ishte Steinmeier dhe të gjithë shpresonin se ai do të sillte më shumë ndihmë gjermane në bagazhet e tij, si kjo grua. "Unë do të doja që gjermanët t'u përgjigjen më shpejt thirrjeve tona për ndihmë. Ata po na ndihmojnë, por ne kemi nevojë për më shumë. Dhe mbi të gjitha, më në fund na duhen tanket që na premtuan. Dukej sikur do të dërgoheshin menjëherë, por ende presim, deri më sot”.

Një tjetër kalimtar tha: "Unë kam shumë respekt për Gjermaninë dhe jam mirënjohës për ndihmën që po marrim. Por ne kemi nevojë për më shumë mbrojtje ajrore. Ne kemi nevojë për armë me të cilat mund të rrëzojmë këto drone të mallkuar dhe raketa ruse. Dhe ndihma financiare sigurisht, sepse ka shumë shkatërrime në shtëpi në Ukrainë”.

Kryeministri i Ukrainës Denys Schmyhal me Frank-Walter Steinmeier në Berlin.
Kryeministri i Ukrainës Denys Schmyhal me Frank-Walter Steinmeier në Berlin.Fotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Incident në prill

Në fakt, presidenti gjerman kishte planifikuar të vinte në Kiev në prill, së bashku me presidentët e Polonisë dhe të tre Shteteve Baltike. Por në minutën e fundit pala ukrainase la të kuptonte se ai nuk qe i dëshiruar. Kjo shkaktoi një shqetësim kalimtar në marrëdhëniet gjermano-ukrainase, por gjërat u qetësuan me telefon dhe acarimet u shpërndanë.

Në kuadër të programit të vizitës, sot është planifikuar një takim me Presidentin Volodymyr Selenskyj. Dy kryetarët e shtetit duan t'u bëjnë thirrje qyteteve dhe bashkive gjermane që të lidhin partneritete të reja me bashkitë ukrainase në një afat të shkurtër, në mënyrë që të ndihmojnë banorët të kalojnë dimrin.

B. Musch-Borowska (ARD-Kiev)