Steinmeier paralajmëron kundër librave “të gënjeshtërt”
18 Tetor 2022Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier flet gjatë hapjes së Panairit të Librit në Frankfurt në sallën e Qendrës së Kongresit. Vendi mysafir i panairit më të madh të librit në botë këtë vit është Spanja.
Nuk ka luftë pa pamflete, shkrime luftarake, libra apo artikuj plot urrejtje, tha Presidenti i Gjermanisë. Steinmeieri shtoi se shkatërrimi i bibliotekave dhe shtëpive botuese në Ukrainë duhet të motivojë botën për të ofruar ndihmë materiale për rindërtim. Sipas tij, ky është një akt në luftë kundër gënjeshtrës vrastare. Presidenti gjerman vlerësoi gjithashtu rolin e panairit të librit. Panairi është një ngjarje e rëndësishme pa të cilën Gjermania si komb kulturor do të ishte e papërfytyrueshme.
Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, panairi zhvillohet sërish me prani fizike. Ai do të zgjasë deri të dielën. Prej nesër panairi më i madh i librit në botë do të jetë i hapur për vizitorët profesionistë dhe nga e premtja për publikun e gjerë. Vendi mysafir këtë vit është Spanja. Mbreti i Spanjës Felipe dhe gruaja e tij Letizia morën gjithashtu pjesë në ceremoninë e hapjes.
aud (dpa, dlf)