1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti afgan Karzai do të bisedojë në SHBA me presidentin Bush për fatin e pengjeve

5 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BQ8G
Presidenti afgan Hamid Karsai do të vizitojë SHBA. Një temë qëndrore e bisedimeve dyditore mes Karzait dhe presidentit të SHBA Xhorxh Bush pritet të jetë rrëmbimi i 21 koreano-jugorëve dhe e inxhinierit gjerman. Pengjet gjenden në duart e talibanëve radikalë islamistë të cilët kërkojnë lirimin e shokëve të idealit. Talibanët kanë shfaqur së fundi gadishmëri për një takim me negociatorë nga Koreja e Jugut. Ata kanë kërkuar që Kombet e Bashkuara të garantojnë edhe sigurinë e talibanëve në takimin që pritet të zhvillohet jashtë zonave të kontrolluara nga talibanët.