Presidenti afgan i shpëton një sulmi të talebanëve
10 Qershor 2007Reklamë
Kabul: Presidenti afgan Hamid Karzai i shpëtoi i panëduar një sulmi të talebanëve radikal islamik. Siç njoftoi një zëdhënës i qeverisë, talebanët shkrepën një raketë në drejtim të një tubimi ku presidenti Karzai ishte duke mbajtur një fjalim. Sulmi është kryer në provincën Ghasna. Raketat nuk kanë qëlluar objetivin dhe masa e njërëzve bashkë me presidentin kanë shpëtuar të paprekur nga ky sulm. Një zëdhënës i talebanëve e konfirmoi sulmin.