1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Poloni: PiS kryeson, por partitë në opozitë me mazhorancë

16 Tetor 2023

Sipas sondazheve pas-elektorale dhe rezultateve preliminare partia në pushtet në PiS kryeson. Megjithatë tri partitë e opozitës arrijnë mazhorancë qeverisëse. Pritet që të jetë i vështirë krijimi i koalicionit qeveritar.

https://p.dw.com/p/4XZ39
Poloni: Zgjedhësit duke votuar në një qendër elektorale në Varshavë
Zgjedhjet parlamentare në Poloni - Zgjedhësit duke votuar në një qendër elektorale në VarshavëFotografi: ALEKSANDRA SZMIGIEL/REUTERS

Poloni, partia "Ligj dhe drejtësi" (PiS) e kryeministrit Mateusz Morawiecki, sipas preliminareve, ka dalë nga zgjedhjet parlamentare partia më e fortë. Sipas sondazheve pas-elektorale të institutit të demoskopisë Ipsos, partia nacional-koservatore ka marrë rreth 36,8 përqind të votave. Kjo kuotë përkthehet në 200 mandate në parlametin me 460 deputetë. Tri partitë e opozitës bashkarisht arrijnë të kenë më shumë mandate se PiS. Partia liberal-koservatore Koalicioni Qytetar (KO) drejtuar nga ish-kryeministri Donald Tusk arrin në rreth 31,6 përqind të votave, që do të thotë 163 mandate. Aleanca elektorale liberal-koservatore "Rruga e tretë" në sipas preliminareve dhe sondazheve ka marrë 13 përqin të votave dhe "E Majta e Re" 8,6 përqind. 

Ish-kryeministri Donald Tusk i Polonisë
Ish-kryeministri Donald Tusk i Polonisë, drejtues i Koalicionit Qytetar (KO) liberal-koservator Fotografi: Slawomir Kaminski/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS

Opzita me vota të mjaftueshme?

Të tria partitë e opozitës dolën veçmas në fushatën elektorale, por kishin të njëjtin premtim ndaj elektoratit, që të thyenin pushtetin e PiS dhe të rivendosin marrëdhënie të mira me Bashkimin Europian. Tusk tha, se opozita posedon mjaftueshëm vota, për ta zëvendësuar PiS në krye të pushtetit. "Unë asnjëherë nuk jam gëzuar kaq shumë për renditjen si forca e dytë. Polonia ka fituar, demokracia ka fituar, k është fundi i qeverisë PiS", tha ai në mbrëmjen e zgjedhjeve. "Të dielën më 15 tetor, iu dha fund sherreve dhe dhënies së lëmoshave në Poloni, dhe filloi bashkëpunimi e investimi për të ardhmen tonë", u shpreh Szymon Holoënia nga partia "Rruga e Tretë" lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Kreu i PiS, Jaroslaw Kaczynski tha përpara mbështetësve të partisë së tij, se rezultati i partisë së tij me gati 37 përqind të votave është një sukses i madh. 
Megjithatë PiS me gjasë nuk do të jetë në gjendje të mbajë pushtetin. "Pyetja që na shtrohet neve është, nëse ky sukses mund të realizohet në një mandat për qeverisjen e mëtejshme, gjë që ne end enuk e dimë", deklaroi ai. "Por ne duhet të kemi shpresën dhe duhet ta dimë, që pavarësisht nëse do të jemi në pushtet apo në opozitx, do ta zatojmë këtë projekt në mënyra të ndryshme". Si partneri koalicioni për PiS mund të konsiderohet e djathta radikale Konfederacja, e cila sipas preliminareve ka marrë vetëm 6,2 përqind të votave. Kjo nënkupton 12 mandate – por të dyja këto parti nuk do të plotësonin numrin e nevojshëm me 231 mandate për mazhorancën qeveritare. Po ashtu partia në fushatën elektorale pati deklaruar, se nuk do të hyjë në aleancë me PiS.

Kryeministri Mateusz Morawiecki
Kryeministri Mateusz Morawiecki nga partia konservatore "Ligj dhe drejtësi" (PiS) Fotografi: Radek Pietruszka/PAP/picture alliance

Pritet një proces i vështirë për krijimin e koalicionit qeverisës 

Rreth 30 milionë zgjedhësve në Poloni iu bë thirrje të votojnë për zgjedhjen e parlamentit të ri.Lufta elektorale u karakterizua nga tema e migracionit dhe sulmet ndaj rolit të BE-së dhe Gjermanisë. Parashikimi i rezultateteve nuk bazohet vetëm në sondazhet pas-elektorale, por edhe nga rezultatet preliminare. Rezultatet zyrtare përfundimtare pritet të shpallen të martën (17.10.2023). Raporti i forcave politike në parlament mund të zhvendoset me vetëm pak përqindje diferencë për partitë më të vogla. Pritet që krijimi i qeverisë të jetë i vështirë në Poloni pas këtyre zgjedhjeve. 

vfb/dpa/ard