Poloni: Jeta hebreje 75 vjet pas Auzhvitcit
23 Janar 2020Eshtë gjithmonë e rëndë për Michael Schudrich sa herë i duhet të kalojë përmes portës së ish-kampit të përqendrimit Auzhvitc-Birkenau. Kryerabini i Polonisë disa herë në muaj vjen në memorialin e ish-kampit të përqendrimit. "Për mua është gjithmonë e vështirë kur vizitoj këtë vend. E aq më tepër kur lindi vajza ime. Kur kalon këtu dhe nuk ke fëmijë mendon: a do të kisha mbijetuar? Sapo bëhesh me fëmijë mendon; a do të mund ta kishte mbijetuar fëmija im këtë? Kjo kthehet në një përvojë krejt tjetër", thotë Michael Schudrich, kryerabin i Polonisë
Më shumë se gjysma e gjashtë milionë hebrejve të vrarë në Europë ishin në Poloni. Schudrich është sot në Poloni personi më i rëndësishëm fetar i kontaktit për fondacionin Auzhvitc. Ai synon mosharrimin e mizorive dhe përkujtimin e Holokaustit deri më sot. 75 vjet pas çlirimit të Auzhvitcit. "Ndonëse shumë kanë nxjerrë mësimet prej historisë, sheh sot 75 vjet më pas, që ende ka të tillë që nuk kanë mësuar asgjë dhe që sot grenë zërin për përgënjeshtrimin e Holokaustit apo minimizimin e tij."
Kryerabini Schudrich punon kundër urrejtjes dhe për jetën. Ndërkohë ai e bën që prej 30 vjetësh këtë punë. Dikur ai erdhi në Varshavë, në Poloninë që qeverisej prej komunistëve. Shumë pak të mbijetuar të Holokasutit kishin hequr dorë prej identitetit religjoz të tyre hebre.
Pas rënies së Perdes së hekurt në vendin e karakterizuar prej katolicizmit nisën të krijohen sërish bashkësitë hebreje. Schudrich i lindur në Nju Jork takon manjatin amerikan Ronald Lauder, i cili në mbarë botën e ka mbështetur me shumë para jetën religjoze hebreje. „Ne kishim nevojë për dikë, që të shkonte për ne në Poloni. Unë dëgjova për një rabin me emrin Michael Schudrich. Ne fillimisht e caktuam atë në një sinagogë Në Varshavë në vitin 1990 apo 1991", kujton Ronald S. Lauder, president i fondacionit Lauder
Rigjallërohet jeta hebraike në Poloni
Sot lutjet në sinangogën Nozyk në Varshavë e kudo në Poloni janë sërish normalitet. Disa mijëra besimtarë hebraikë jetojnë sot në Poloni. Ky është rezultati i punës së kryerabinit. Ai rrëfen, se kur erdhi para 30 vjetësh në fillim mungonin edhe librat. „Libri i parë hebraik i lutjeve, që është botuar pas rënies së komunizmit në Poloni është botimi i vitit 1991-1992, ndërsa ekzemplari i pari në Poloni i përket vitit 1926."
Tri dekada më vonë Varshava ka një shkollë të suksesshme hebraike me mbi 200 nxënës. Ai e ka veçanërisht për zemër punën me fëmijët. Sot hebrejtë janë në Poloni një minoritet i gjithanshëm si kudo: krahas sinagogës konservatore Nozyk ka edhe bashkësi të tjera në Varshavë. Ata përjetojnë solidaritet edhe në lutjet ndërfetare. Me katolikët e protestantët, bashkë me pjesëtarët e bashkësisë hebreje. Kryerabini Schudrich e di nga përvoja e tij, e"ndryshimi nuk ndodh brenda natës. Për këtë duhet kohë. Aq kohë sa të gjesh drejtimin e duhur, që të jep forcë dhe shpresë!"
Shpresë për një jetë gjithnjë në rritje të besimit hebraik në Poloni. 75 vjet pas çlirimit të Auzhvitcit.