Policia spanjolle arrestoi dy persona të dyshuar për terrorizëm
21 Shtator 2007Reklamë
Pas hetimeve dyvjeçare policia spanjolle arriti të arrestojë dy persona të dyshuar për terrorizëm. Njëri prej islamistëve u arrestua në Madrid kurse tjetri në Barcelonë, njoftoi ministria e brendshme spanjolle. Personat me prejardhje nga Pakistani akuzohen se kanë financuar grupet terroriste. Në hetime ka qenë e inkuadruar edhe policia federale amerikane, FBI.