1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pjesëmarrje e lartë në votime në dy landet gjermane

1 Shtator 2019

Në votimet e kësaj të diele në dy landet gjermane, Saksoni e Brandenburg është shënuar një pjesëmarrje më e lartë zgjedhore, se para 5 vjetësh. Sondazhet parazgjedhore kanë parashikuar forcimin e populistëve të djathtë.

https://p.dw.com/p/3Op63
Landtagswahl Sachsen 2019
Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Schäfer

Zgjedhjet në Saksoni dhe Brandenburg zgjuan interes të madh. Në votimet e kësaj të diele u shënua një pjesëmarrje më e lartë zgjedhore, se para 5 vjetësh. 2,1 milionë qytetarë ishin thirrur në Brandenburg të jepnin votën e tyre, kurse në Saksoni votuan afër 3,3 milionë zgjedhës për parlamentin e ri të landit.

Deutschland Wahlplakat zur Landtagswahl in Sachsen mit Michael Kretschmer
Michael Kretschmer, CDU kërkon të rikonfirmohet në SaksoniFotografi: picture-alliance/dpa/S. Kahnert

Si socialdemokratët, SPD e kryeministrit të Brandenburgut, Dietmar Woidke ashtu edhe qeveria e kryesuar nga CDU në Saksoni e kryeministrit të landit, Michael Kretschmer kanë pësuar humbje të ndjeshme. Kurse rritje kanë shënuar populistët e djathtë të AfD-së, Alternativa për Gjermaninë. Vërtet që në parlament kristiandemokratët, sipas sondazheve të fundit, mund ta mbrojnë pozicionin si partia më e fortë, pak para AfD-së, me kandidatin, Jörg Urban. Por për koalicionin e deritanishëm me socialdemokratët, CDU/SPD kjo nuk ka për të mjaftuar.

Andreas Kalbitz Landtag Brandenburg
Populisti Andreas Kalbitz, AfD pretendon të zërë vendin e parë në BrandenburgFotografi: picture-alliance/dpa/R. Hirschberger

Si në Brandenburg dhe Saksoni priten bisedime të vështira për koalicionet e ardhshme qeverisëse. Me gjasë do të duhen koalicione tre partiake për të krijuar shumicën, pa Të Gjelbrit nuk krijohet dot asnjë shumicë parlamentare. Të gjitha partitë kanë përjashtuar aleancat e mundshme me partinë populiste të djathtë, AfD. 

(E Akt.)