1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Pikniku panevropian" dhe zgjedhjet në Afganistan

22 Gusht 2009
https://p.dw.com/p/JGII

Në gusht të vitit 1989, rreth 500 qytetarë nga RDGJ-së, morën pjesë në një "piknik paneuropian" në kufirin hungarezo-austriak, gjatë të cilit u hap simbolikisht një postë kufiri, që mundësoi arratisjen e tyre në perëndim. Nisi një ikje masive, e cila ndikoi dukshëm në shkatërrimin e RDGJ-së dhe rrëzimin e murit midis dy Gjermanive.

Të enjten në Afganistan u mbajtën zgjedhjet presidenciale. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u shpreh i kënaqur me ecurinë e zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë ai u bëri thirrje kandidatëve të pranojnë rezultatin me ndjenjë përgjegjësie.

Me përjashtim të disa incidenteve në veri të vendit, zgjedhjet presidenciale në Afganistan u zhvilluan në përgjithësi të qeta. Megjithë kërcënimet e talibanëve në vend hapën dyert 95% e qendrave të votimit, por secili president dhe qeveria e tij në Afganistan do të ketë detyra të mëdha para vetes, sepse atje nuk është cenuar vetëm gjendja e sigurisë por edhe të drejtat e njeriut. Organizata Amnesty International ka hartuar një plan prej 10 pikësh, që duhet të realizojë qeveria e ardhshme afgane.

Daniel Scheschkewitz, Michael Götschenberg, Melanie Riedel

Redaktoi: Bahri Cani