Peruja tronditet nga tërmeti, të paktën 337 të vdekur dhe 800 të plagosur
16 Gusht 2007Në Peru kanë humbur jetën të paktën 337 persona dhe janë plagosur rreth 800 vetë, si pasojë e një tërmeti të fortë prej 7,9 ballësh, sipas shkallës Richter regjistruar nga instituti amerikan i gjeologjisë. Qytetet më të prekura nga lëkundjet e tokës janë Ica, Chincha dhe Canete, ku shumë ndërtesa janë rrënuar. Gjendja paraqitet dramatike në Ica, qytet me rreth 650 mijë banorë. Presidenti i vendit Alan Garcia, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Epiqendra e tërmetit shtrihet rreth 40 km në thellësi të detit. Paralajmërimet për një tcunami janë kthyer mbrapsht. Pothuajse në të gjithë vendin është ndërprerë energjia elektrike dhe lidhjet telefonike. Masat e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e tokës nuk janë bërë ende të ditura nga autoritetet zyrtare. Ky tërmet cilësohet si më i rëndi prej 30 vjetësh.