1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Peruja tronditet nga tërmeti, të paktën 337 të vdekur dhe 800 të plagosur

16 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BUyg

Në Peru kanë humbur jetën të paktën 337 persona dhe janë plagosur rreth 800 vetë, si pasojë e një tërmeti të fortë prej 7,9 ballësh, sipas shkallës Richter regjistruar nga instituti amerikan i gjeologjisë. Qytetet më të prekura nga lëkundjet e tokës janë Ica, Chincha dhe Canete, ku shumë ndërtesa janë rrënuar. Gjendja paraqitet dramatike në Ica, qytet me rreth 650 mijë banorë. Presidenti i vendit Alan Garcia, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Epiqendra e tërmetit shtrihet rreth 40 km në thellësi të detit. Paralajmërimet për një tcunami janë kthyer mbrapsht. Pothuajse në të gjithë vendin është ndërprerë energjia elektrike dhe lidhjet telefonike. Masat e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e tokës nuk janë bërë ende të ditura nga autoritetet zyrtare. Ky tërmet cilësohet si më i rëndi prej 30 vjetësh.