1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Persona të panjohur rrëmbejnë një gjerman në Afganistan

Christoph Heinzle4 Korrik 2007

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministria e jashtme në Berlin. Qendrat afgane njoftuan se pengu është gjallë dhe për të enjten 5 korrik janë planifikuar negociatat e para për liriminj

https://p.dw.com/p/BCeT
Ushtarë gjermanë në AfganistanFotografi: AP

Gjermani i rrëmbyer është në jetë, sqaroi shefi i policisë së provincës Farah, Abdul Rahman Sarjang. Ai është rrëmbyer nga persona të panjohur në një fshat të Qarkut Delaram i cili shtrihet në jugperëndim të Afganistanit. Sipas të dhënave afgane gjermani është rrëmbyer të dielën mbrëma ose të hënën paradite. Të dielën në mbrëmje ai është parë për herë të fundit në një restorant. Sipas të dhënave të qeverisë federale burri është zhdukur që prej ditës së enjte. Ai nuk është as gazetar, as bashkëpuntor i qeverisë apo i ndonjë organizate humanitare. Në qarqe të sigurisë thuhet se i rrëmbyeri mund të jetë ndonjë biznesmen.

Shtetasi gjerman siç duket ishte në rrugë e sipër për në qytetin afganoperëndimor Herat. Shefi i policisë Sarjang tha, se ai dhe banorët e rrethinës janë duke bërë përpjekje për lirimin sa më të shpejtë të tij. Gjatë ditës së nesërme më 5 korrik pritet të zhvillohen bisedimet e para me një përfaqësues të rrëmbyesve.

Rrëmbimet sidomos të të huajve nuk janë në rendin e ditës në Hindukush. Por megjithatë viteve të kaluara nuk kanë munguar as rastet e tilla.

Rasti i fundit spektakular pat ndodhur jo më larg se para tre muajsh. Atëherë telebanët patën rrëmbyer gazetarin italian Daniele Mastrogiacomo dhe dy shoqëruesit e tij. Gazetarin afgan Adshmal Nakshbandi e patën ekzekutuar pas një muaji njësoj si më parë vozitësin afgan. Arsyetimi: qeveria afgane nuk është e gatshme të liroj luftëtarë taleban në shkëmbim të gazetarit. Gazetari italian u lirua vetëm pasi qeveria afgane liroi nga burgu pesë luftëtarë talebanë.

Një përjashtim ky pat deklaruar atëherë presidenti afgan Hamid Karzai: 'Ky ishte një rast shumë i jashtëzakonshëm. Ne ishim të detyruar të ndërmerrnim një hap të tillë. Një gjë e tillë nuk do të përsëritet më. Në asnjë rast me asnjë vend tjetër', pat thënë Karzai.

Roma pat ushtruar presion të madh ndaj Kabulit për shkak se nga ky rast po rrezikohej misioni italian në Afganistan dhe tërë kabineti qeveritar i Prodit. Kjo gjendje është shfrytëzuar nga rrëmbyesit mendonte publicisti pakistanez, Ahmed Rashid. Eksperti taleban që atëherë thoshte se gjëra të tilla mund të përsëriten sërish: 'Sipas mendimit tim në këtë fazë kalimtare perëndimi është tepër i prekshëm për pengmarrjen. Ne mund të përjetojmë më tepër raste të tilla ku El Kaida, talebanët dhe ekstremistët e tjerë do të shfrytëzojnë këtë gjendje të brishtë', pat theksuar Rashid.

Megjithatë pas rrëmbimeve në Afganistan nuk qëndrojnë gjithnjë grupe me motive politike. Kjo u dëshmua edhe me rastet e para të rrëmbimit të personave. Në tetor të vitit 2004 përgjegjës për rrëmbimin e tre bashkëpuntorëve të Kombeve të Bashkuara ishin kriminelët. Pas 27 ditësh mbajtjeje peng u patën liruar diplomati filipinas dhe dy gratë - njëra nga Kosova e tjetra nga Irlanda Veriore.

Të pafat nga ana tjetër ishin katër shtetasit e Maqedonisë të cilët po punonin për firmën gjermane Ekolog. Në mars të vitit të kaluar ata u rrmëbyen dhe u vranë nga talebanët në jug të Afganistanit.

Se kush qëndron pas rrëmbimit aktual të gjermanit mbetet ende e paqartë. Njerëz kriminelë apo talebanë nuk dihet ende sqaruan përfaqësues të qeverisë dhe policisë në rajon.