1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papstreise Kommentar

15 Maj 2009

Këtë të premte Papa Benedikt XVI-të përfundon vizitën e tij tetë ditore në Lindjen e Afërt, në Tokën e shenjtë. Papa qëndroi në Jordani, Izrael dhe Bethlehem si dhe rajonet palestineze.

https://p.dw.com/p/Hr6Q

„Ai që udhëton shumë, ka edhe mundësi të tregojë shumë", thotë një fjalë popullore," thotë një fjalë popullore. E vërtetë. Por kur dikush udhëton, edhe mund të dështojë shumë. Dhe kjo është e vërtetë. Papa Benedikti i XVI-të, udhëtoi në Tokën e paraardhësit të tij Apostolit Petrus. Posti i Papës, nuk është vetëm një post shpirtëror, por edhe politik. Gjithmonë kur një papë viziton tokën e shenjtë, ekziston rrezik i madh që ai të ndeshet me vështirësi. Vështirësitë në Lindjen e Mesme janë të shumta: fetare dhe politike. Raportet janë kaq të ndërlikuara sa që ai që deklarohet për këto raporte, rrezikon që të bjerë shumë shpejt në grackë. Ndërkohë që Papa gjatë pontifikatit të tij pesë vjeçar nuk ka qene gjithmonë i sigurt. Duhet kujtuar vetëm fjalimi i tij në Regensburg, dhe citati i tij për fenë e dhunshme islame, ose rehabilitimi i pashpjegueshëm i priftit Richard Williamson, mohuesit të Holokaustit.

Papa Benedikti i XVI-të nuk bëri hapa të tillë të gabuar gjatë vizitës së tij në Vendin e Shenjtë, ku e ndjente veten mirë. Meshat e tij entuziazmuan shumë njerëz. Kurrsesi nuk mund të mos përmenden thirrjet e tij për pajtim mes feve botërore, për dallim prej pjesës politike të këtij udhëtimi. Ka pasur disa stacione në të cilat 82-vjeçari nuk ka qenë tepër i qartë. Natyrisht që në në vendin e përkujtimit të vitkimave të Holokaustit, në Yad Vashem, ai u detyrua të flas për hebrejtë e vrarë dhe jo vetëm për të vrarët. Ai u distancua njëkohësisht nga çdo formë antisemitizmi. Por sa bindës është Papa ndaj atyre që relativizojnë Holokaustin, do të shihet në të ardhmen, nga marrëdhëniet që ai do të ngrejë me Richard Williamson-in.

Papa Benedikti i XVI-të, natyrisht që pranë objektit më të shenjtë hebre, Murit të Vajtimeve, rifreskoi gjestet e pajtimeve. Para nëntë vitesh Papa Gjon Pali i Dytë ka pranuar bashkëfajësinë e të krishterëve në përndjekjen e hebrejve. Benedikti është lutur për paqen në këtë rajon, që është një element i rëndësishëm, por nga një Papë me prejardhje gjermane, është pritur ndonjë shenjë edhe më e qartë në këtë drejtim.

Vëmendje ka terhequr edhe mesazhi i tij në Jordani dhe Rripin e Gazës, për krijimin e shtetit palestinez. Qëndrimi i tij ka qenë i njohur edhe më parë. Por të guximshme ishin mesazhet e tij dërguar nga hija e murit izraelit në Betlehem, kritikat për ekzistencën e murit, shprehjet e të drejtës së palestinezëve për krijimin e shtetit të tyre dhe dënimi i luftimeve të fundit, në Rripin e Gazës.

Rezultatet e vërteta të një vizite të tillë nuk shihen menjëherë. Duhet patur durim të shihet si është vepruar në bisedat diplomatike të zhvilluara larg kamerave dhe mikrofoneve të gazetarëve. Duhet pritur për të parë nese ato do të ndikojnë në procesin paqësor, në tejkalimin e pengesave mes feve dhe nëse njerëzit do t'i afrohen njëri tjetrit me mjete paqësore.

Megjiathatë ky udhëtim në Tokën e Shenjtë nuk ishte udhëtim i gjesteve të mëdha dhe fjalëve të jashtëzakonshme. Që para udhëtimit shumë kush e ka ditur që Papa Benedikti i XVI-të do ta ketë shumë vështirë të tejkalojë karizmën e pararendësit të tij në post. Edhe pse kjo ka mundur të arrihet, fatkeqësisht nuk u bë.

Komentoi: Klaus Krämer

Redaktoi: Aida Cama