1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasojat juridike për bankat qipriote

Jannis Papadimitriou / Aida Cama3 Prill 2013

Drama ekonomike në Qipro është duke u kthyer në thriller juridik: Bankat qipriote duhet të kenë favorizuar miq politikanë dhe biznesmenë - drejtësia është duke bërë tani hetime. Akuza ka edhe ndaj presidentit.

https://p.dw.com/p/188L2
Kafe -NikoziFotografi: picture-alliance/Bildagentur Huber

Pretendohet se shumë klientë prominentë kanë marrë vitet e fundit nëpërmjet miqësive kredi në nivele milionash, kredi të cilat nuk mund të kthehen kurrë. Një listë me emrat përkatës kanë marrë gazetarët e portalit të lajmeve 24h.com.cy dhe ia kanë dhënë prokurorit, Petros Kliridis.

Që nga e marta (02.04.2013) një komision juridik i ngarkuar nga Kliridis duhet të provojë të gjitha akuzat, do të ftojë dëshmitarë dhe do të përpilojë një raport brenda tre muajve. Lista nuk është e padiskutueshme. Shumë prej të prekurve i hedhin poshtë akuzat duke paralajmëruar se do të ngrenë padi. Ata pretendojnë se përmendja e emrave është "shtrembërim i realitetit", ose madje falsifikim i dokumentave.

Biznese të dyshimta me obligacionet shtetërore

Në një intervistë me televizionin e Athinës, Skai, prokurori u përpoq t'i zbusë gjakrat. Por ai paralajmëron se ka mundësi që të shfaqen edhe emra të tjerë të njerzëve të dyshuar. "Aktualisht duhen provuan akuzat. Mbase të prekurit kanë një shpjegim, pse u është falur një pjesë e kredisë," mendon Kliridis. Sidoqoftë, ata duhet të flasin dhe t`i përgjigjen pyetjeve të komisionit hetimor dhe të sqarojnë mendimin e tyre për këtë çështje.

Michalis Sarris
Michalis Sarris, ministri i financaveFotografi: Reuters

Konflikti juridik është i paraprogramuar: Mbas shpërbërjes së sistemit bankar në Qipro, presidenti konservator i vendit Nikos Anastassiadis, paralajmëroi se "njerëzit përgjegjës" do të japin llogari. Ministri i Finanacave Sarris, të martën (02.04.2013) dha dorëheqjen, për të lehtësuar hetimet, siç deklaroi ai. Sarris vitin e kaluar ka qenë në krye të bankës Laiki të tronditur prej krizës dhe së fundi pati ngritur akuza të rënda ndaj investuesit athinas të financave Andreas Vgenopoulos, duke e quajtur atë madje si "përgjegjës" për çuarjen e vendit gati në falimentim. Andreas Vgenopoulos. Deri në vitin 2010 ai ka qenë drejtor i bankës së dytë më të madhe qipriote, Laiki Bank - e cila në atë kohë quhej Marfin Bank - dhe pati dhënë miliarda për blerjen e bonove greke të thesarit. Ristrukturimi i borxheve greke në vitin 2011, çoi në shkatërrimin e institutit bankar, tha Sarria të martën e kaluar (26.03.2013) në televizionin shtetëror.

Akuza të padrejta?

I akuzuari u përgjegj menjëherë duke sulmuar Sarrisin me ton të ashpër: Akuzat janë "shaka" dhe ministri nuk "ka idenë", tha Vgenopoulos për stacionin televiziv Skai. Ai ndihet viktimë e "Establishments qipriot" dhe e shikon fajin kryesor për shpërbërjen e bankës Laiki Bank tek ish-presidenti komunist, Dimitris Christofias.

"Kur në shtator 2011 Grupi i Euros ishte duke zhvilluar këshillime për ristrukturimin e borxheve greke, ish-presidenti qipriot Dimitris Christofias, bëri vullnetarisht marrëveshje pa kërkuar dëmshpërblim", thotë Vgenopoulos. Në atë kohë Laiki Bank si dhe Bank of Cyprus patën blerë obligacione shtetërore në nivelin e 5 miliardë dollarëve, thekson investitori athinas. Christofias pati thënë "Po" për ristrukturimin e borxheve, pa e ditur çfarë do të thoshte kjo për vendin e tij, i cili do të shkatërrohej, thotë Vgenopoulos.

Edhe ish-shefi i Bank of Cyprus, Andreas Iliadis, mbrohet ndaj akuzave se ka blerë në mënyrë të papërgjegjshme obligacione shtetërore greke duke e çuar në rrezik bankën më të madhe të republikës ishull. Iliadis ka qenë për tetë vjet me radhë shef i Bank of Cyprus. Në letrën e largimit ai u ankua para punonjësve të bankës në verë të vitit 2012 se "mungon angazhimi brenda dhe jashtë bankës" në përpjekjet "e menaxhimit të sfidave të kohës". Akuza konkrete kundër ish-presidentit të atëhershëm, bankieri nuk ka bërë deri më sot.

Zypern Präsident Anastasiades Nikosia
Presidenti qipriot Nicos AnastasiadesFotografi: Reuters

Komunistë me iniciativë

Megjithatë janë shtuar shenjat që tregojnë se kërkimi ndaj fajtorëve do të përfshijë edhe ish-komunistët që ndodheshin në atë kohë në pushtet. Këta janë duke i paraprirë kësaj. Ditën e dielë (31.03.2013) organi i shtypit të partisë komuniste Haravgi, njoftoi se farefisi i ish-presidentit konservator Anastassiadis ka nxjerrë jashtë atdheut pasuri disamilionëshe nga xhiro-llpgaritë tek Laiki Bank - vetëm tri ditë para marrjes së vendimit të BE-së për bankat qipriote.

Zëvendësshefi i fraksionit të partisë komuniste AKEL, Stavros Evagorou, i kërkon komisionit hetimor të shpjegojë "pse ministri ynë i financave pranon që një pjesë e kursimeve kanë qenë prej kohësh në bisedime". Është e nevojshme që "komisioni të hetojë për këtë çështje dhe për akuza të tjera. Për shembull për informimet që një ministër ka marrë para dhe i ka çuar jashtë vendit," paralajmëron politikani i majtë.

Ministri nuk përmendet me emër. Pjestarët e farefisit tëi Anastassiadis-it i kanë hedhur poshtë akuzat për përfitime dhe pranojnë se kanë bërë transferime parashë jashtë vendit për arsye biznesi. Pjesa më e madhe e pasurisë së tyre vazhdon të ndodhet në Qipro.

Presidenti njofton 'sqarimin e gjithë" çështjes

Edhe presidenti Anastassiadis nuk i pranon akuzat se ka keqpërdorur informacionet e qarqeve të brendshme dhe ka premtuar hetim të plotë të gjithë rasteve të korrupsionit në lidhje me krizën e bankave. "Nuk do të kishte qenë e mundur, që të ndodhesha deri të shtunën në mengjës në bisedime me Brukselin dhe njëkohësisht të shpërndaja informacione për njerëz të privilegjuar", siguron presidenti i sapozgjedhur i Qipros. Por ai thekson se: "Komisioni hetimor për krizën e bankave do të fillojë të martën nga puna, i ngarkuar që të sqarojë të gjitha akuzat, edhe nëse ato kanë të bëjnë me vetë presidentin apo me të afërmit e tij".

Zypern Bank Of Cyprus
Bank Of CyprusFotografi: picture-alliance/dpa

Sipas mendimit të komentatorëve sqarimi i plotë është shansi i vetëm për Anastassiadis-it, që t`i mbijetojë kësaj krize politike të përbërë nga dy lloj presionesh të brendshme. Nga njëra anë partia komuniste AKEL ka njoftuar se do të kundërshtojë masat e kursimeve në të ardhmen dhe ka kërkuar referendum për qëndrimin e Qipros në zonën e euros. Nga ana tjetër, ish-ministri i Jashtëm Giorgos Lilikas, një populist konservator ka njoftuar se do të krijojë partinë e tij dhe do të marrë vota nga kampi qytetar.