Pas ritualit të agjërimit besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin
Myslimanët në mbarë botën festojnë Fiter Bajramin me mbylljen e muajit të agjërimit.
Në pritje të ciklit të Hënës
Me shfaqjen e Hënës së re për myslimanët përfundon muaji i agjërimit, Ramazani. Sivjet muaji i shenjtë zgjati nga 2 prilli deri më 2 maj. Në përfundim të Ramazit zhvillohet një festë disaditore.
Një festë me shumë emra
Në Gjermani kjo festë njihet me emrin në turqisht "Bajram" ose festa e ëmbëlsirave. Në nivel ndërkombëtar kjo festë quhet "Id-ul-Fitr", sipas emërtimit në arabisht. Sipas vendit apo besimit ky rit kremtohet në forma të ndryshme dhe ka dallime në kohëzgjatjen e festës. Por sidoqoftë vizita në xhami është komponente e pandshme në çdo vend.
Përgatitje afatgjata
Qysh gjatë muajit të Ramazanit nisin përgatitjet për "Id". Shumë njerëz blejnë artikuj fetarë, veshje, bizhuteri dhe këpucë. Tregtarët i joshin klientët me oferta speciale. Ëmbëlsirat dhe frutat e thata janë ndër dhuratat më të preferuara për vizitat në familje që zhvillohen në fund të muajit të agjërimit, pra në ditën e Bajramit.
Falje me familjen
Dita e parë e festës për myslimanët që e praktikojnë fenë, nis me vizitën në xhami dhe me një falje, si këtu në Gjermani. Shumë familje shkojnë bashkë në xhami, ndonëse ambjentet e faljes për burra e gra janë të veçanta. Pas faljes shpesh shkohet në varreza për të përkujtuar të afërmit dhe të njohurit e vdekur.
Pelegrinazhi në Mekë, qendra e besimit mysliman
Meka është vendi më i shenjtë në botë për myslimanët. Sepse këtu ndodhet Qabja e cila nga myslimanët nderohet si "Shtëpia e Zotit". Çdo vit besimtarët myslimanë ndjekin ritualin e pelegrinazhit drejt vendit të shenjtë. Pas kufizimeve dy vjet me radhë prej COVID-19 sivjet Arabia Saudite ka lejuar udhëtimin për një milionë pelegrinë.