Pas Izraelit Kondoliza Rajs në Bejrut
17 Qershor 2008Kryeministri i Izraelit OImert vazhdon të këmbëngulë në ndërtimin e vendbanimeve hebreje në Jeruzalemin Lindor, një ndër pengesat kjo për paqen. As gjatë udhëtimit të fundit në Lindjen e Mesme ministrja e jashtme e SHBA, Kondoliza Rajs (Condoleeza Rice) nuk mundi t´ia kthente mendjen Olmertit.
Kondoliza Rajs u largua nga Izraeli me një destinacion suprizues. Ajo fluturoi pa snjë vizite të shkurtër drejt Bejrutit, për t´u takuar atje ndë rtë tjerë me presidentin e ri libanez Sulejman. Eshtë e rëndësishme, që të mbështetet procesi i demokratizimit në Liban, tha Rajs. Përpara nisjes ministrja e jahstme e SHBA zhvilloi një bisedim tresh me ministrin izraelit të mbrojtjes Ehud Barak dhe me kryeministrin palesitnez Salam Fajad. Ndër të tjera në këtë takim u fol për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe te mallrave në Jordanin Perëndimor. SHBA dhe palesitnezët i kërkojnë Izraelit të shfuqizojë barrikadat dhe postblloqet në rreth 600 akse rrugore, që pengojnë lëvizjen e rreth 2,4 milionë palestinezëve në Jordanin Perëndimor. Ekspertët e konsiderojnë të pamundur zhvillimin me sukses të ekonomisë palestineze pë raq kohë sa Izraeli nuk i zbut sanksionet pë rqarkullimin e mallrave. Nuk ka të dhëna nëse takimi tresh ka arritur rezultate konkrete.
Gjatë takimit të dielën në mbrëmje (15.06.) me kryeministrin izraelit Ehud Olmert Kondoliza Rajs kritikoi sërish ndërtimin e vendbanimeve hebreje në Jeruzalemin Lindor. Por sipas mediave izraelite Olmert thekson, se do t´i përmbahet këtyr eprojketeve.
Vendbanimet do të zgjerohen në ato zona, që edhe në rast të shpalljes së shtetit palestinez do të vazhdojnë të jenë pjesë e Izraelit, deklaroi kryeministri izraelit. Sipas tij pë rkëto projekte nuk do të konfiskohet territor shtesë i palestinezëve. megjithatë është fakt, që vendbanimet në fjalë ndodhen në tokat e pushtuara nga Izraeli.
Ndërkaq ka shenja për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së dy ushtarëve izraelitë që mbahen prej Hisbollahëve në Liban. Një gazetë libaneze njofton për një shkëmbim të shpejtë të të burgosruve. Dy izraelitët pritet të lirohen nga e premtja deri të mërkurën e javës së ardhëshme. Marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin gjerman. Ministria e jashtme gjermane angazhoi ndërmjetësuesin Gerhard Konrad që të arrijë një marrëveshje midis palëve. Milicët Hisbollah në verën e 2006 rëmbyen dy ushtarë izraelitë që dnodheshin në kufirin libanez.Kjo u bë shkas për luftën e Izraelit ndaj Libanit. Tani pritet që Eldad Regev dhe Ehud Goldvaser (Goldëasser) të lirohen, por nuk dihet se në ç´gjendje janë ata.
Sipas njoftimeve në media në këmbim të dy ushtarëve Izraeli do të lirojë pesë libanezë, ndër ta edhe terroristin Samir Kuntar. Ky ndodhet prej shumë kohësh në burg. Ai ka qenë pjesëmarrës në sulmin e një komandoje terrori në qytetin Naharija në vitin 1979, kur gjetën vdekjen si paosjë katër izraelitë. Në Izrael Kuntar, që asnjëherë nuk është penduar, konsiderohet si terrorist i egër si vrarësi i një familjeje izraelite. Lirimi i tij është i diskutueshëm. Ndërsa për Hisbollahët ai është një luftëtar i rezistencës dhe një rob lufte. Herë pas here komandot e terroristëve janë përpjekur të ushtrojnë presion për lirimin e tij, një ndër aksionet e tyre ka qenë edhe rëmbimi i kroçerës italiane Achille Lauro 1985.