Serbi: Pas sulmeve amok mijëra demonstrojnë kundër dhunës
9 Maj 2023Në manifestim të hënën (08.05.2023) përpara parlamentit në Beograd u mblodhën pjesëmarrës nga disa kampe politike të vendit. Demonstruesit kërkuan t'i jepet fund glorifikimit të dhunës në media si dhe bënë thirrje për dorëheqjen e politikanëve të nivelit të lartë, ndër të tjerë edhe të ministrit të Brendshëm dhe shefit të shërbimit sekret të Serbisë.
Thirrje për demonstratë bënë disa parti të opozitës. Përfaqësues të Partisë serbe të Përparimit të presidentit, Aleksandar Vuçiq i dënuan protestat duke i cilësuar si "politizim" të masakrës për të sulmuar Vuçiqin. Presidenti pas sulmeve në amok me pasojë disa të vdekur shpalli një "fushatë në shkallë të gjerë" për çarmatimin në vend.
"Ne jemi këtu, sepse nuk mund të presim më gjatë", tha mësuesja e fillores Marina Vidojevic në demonstratë. "Ne kemi pritur shumë gjatë, kemi heshtur shumë gjatë, kemi qendruar indiferent shumë gjatë. Ne duam shkolla, rrugë, fshatra e qytete më të sigurta për të gjithë fëmijët", deklaroi ajo.
Në sulmin e parë me armë zjarri një nxënës në një shkollë të Beogradit qëlloi me armën e babait të tij tetë fëmijë dhe një roje.Vetëm rreth 48 orë pas kësaj ngjarjeje një 21 vjeçar vrau në disa fshatra në afërsi të Beogradit tetë vetë. Pas këtyre ngjarjeve me viktima të ministri i Arsimit Branko Ruzic dha dorëheqjen të dielën (07.05.2023).
Sipas të dhënave të qeverisë në Serbi me 6.8 milionë banorë janë të regjistruara mbi 760.000 armë zjarri. Sipas projektit investigative Small Arms Survey (SAS) 39 përqind e popullsisëë ka një armë, kjo kuotë është më e lartë se në çdo vend tjetër europian.
kbh/se