1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Partneriteti BE me Lindjen pa ambicie të mëdha

Mikhail Bushuev21 Maj 2015

Samiti i BE-së me disa ish-republika sovjetike ka gjasa të zhgënjejë disa shtete pjesëmarrëse. Sepse Brukseli nuk është i gatshëm për hapa, për të cilat shpresohet sidomos në Kiev dhe Tbilis.

https://p.dw.com/p/1FTLt
Fotografi: DW/B. Riegert

Ukraina dhe Gjeorgjia kanë shpresa të mëdha te samiti i Partneritetit Lindor, që zhvillohet në kryeqytetin letonez Riga më 21 dhe 22 maj. Në Partneritetin Lindor marrin pjesë edhe Azerbajxhani, Armenia, Bjellorusia dhe Moldavia. Programi i BE-së promovon marrëdhëniet politike, ekonomike dhe sociale me vendet partnere dhe mbështet njëkohësisht reformat e tyre politike dhe social-ekonomike. Brukseli do të afrojë në këtë mënyrë më shumë me BE-në gjashtë ish-republikat sovjetike, por pa i përfshirë ato në Bashkimin Evropian.

Shpresat më kot të Kievit

Padyshim që kriza në Ukrainë do të jetë tema dominante e samitit. Ambasadori i Ukrainës në BE Konstantin Jelisejev deklaroi më parë se takimi në Riga do të tregojë, "nëse janë nxjerrë mësimet e duhura nga e kaluara dhe nga ngjarjet e vitit të kaluar". Meqenëse Brukseli do që ta bindë Kremlinin që Partneriteti Lindor nuk drejtohet kundër Rusisë, nga BE në Riga nuk priten deklarata të mprehta në drejtim të Moskës.

Përveç kësaj BE e ka bërë të qartë se situata në Krime dhe në Ukrainën lindore nuk ndryshon pozicionin e tij, përsa i përket "perspektivës evropiane" të Kievit. Ukraina kërkon një perspektivë të anëtarësimit në BE. Por në një të ardhme të afërt ai nuk mund të presë ndonjë afrim më të madh me BE-në që të shkojë përtej marrëveshjes së nënshkruar të asociimit dhe tregtisë së lirë. Ajo vetëm mund të shpresojë në Riga për një vlerësim pozitiv të përpjekjeve të saj për heqjen e detyrimit për viza. Qeveria e Ukrainës dëshiron që ukrainasit në të ardhmen të mund të udhëtojnë pa viza në BE. Kievi ka plotësuar dhjetë nga 15 kriteret e kërkuara nga BE, theksoi Jelisejew. Sipas tij detyrimi për të pasur viza mund të hiqet së shpejti. Por vëzhguesit nuk presin që kjo të ndodhë këtë vit.

Georgjia duhet të presë, Moldavia ka prioritet

Gjeorgjia është e mendimit se i ka plotësuar tashmë të gjitha kushtet e BE-së për heqjen e vizave. Tbilisi bazohet në një raport të Komisionit Evropian, në të cilin konstatohet ecuria e reformave. Prandaj qeveria gjeorgjiane i drejtohet me një letër kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Në të ajo ka kërkuar lehtësimin e rregullave për viza, me qëllim marrëdhëniet që të thellohen. Ajo shpreh edhe shpresën, se samiti në Riga do t'i japë vendit një "perspektivë evropiane". Por nga dokumentet paraprake të samitit del se kjo nuk do të ndodhë së shpejti. Për këtë arsye vëzhguesit në Tbilis besojnë se Gjeorgjia është bërë "viktimë e solidaritetit të saj" dhe do të përfitojë heqjen e regjimit të vizave vetëm së bashku me Ukrainën.

Republika e Moldavisë, e cila si Gjeorgjia dhe Ukraina ka përmbyllur tashmë një marrëveshje asociimi me BE-në, ka mundur të arrijë lehtësime lidhur me vizat për në BE.

Karte Östliche Partnerschaft der EU
Partneriteti i BE në lindjeFotografi: DW

Nuk ka marrëveshje me Jerivanin dhe Bakunë

Pritjet e Armenisë nga samiti janë të vagullta. Sipas vëzhguesve armenë, qeveria armene në Riga do të bëjë në rradhë të parë të qartë se pavarësisht nga bashkëpunimi me Bashkimin Ekonomik të Euroazisë (EAWU) ajo nuk largohet nga Evropa dhe se ekzistojnë fusha të bashkëpunimit me BE-në, që përputhen me një anëtarësim në EAWU. EAWU është një treg i brendshëm me bashkim doganor, i dominuar nga Rusia, në të cilin bëjnë pjesë edhe Bjellorusia dhe Kazakistani. Një marrëveshje asociimi dhe e tregtisë së lirë mes BE-së dhe Armenisë nuk mund të firmoset pas deklarimit të Armesinë për t'u bashkuar me EAWU, meqënëse anëtarësia në bashkimin doganor nuk është në pajtueshmëri me marrëveshjen e BE-së.

Edhe Azerbajxhani nuk pret diçka të veçanë nga samiti. Me lehtësim qeveria në Baku priti lajmin se BE-ja dëshiron të ndryshojë konceptin në lidhje me gjashtë shtetet dhe se do ta formësojë në mënyrë individuale Partneritetin Lindor. Bakuja ka deklaruar që në vitin 2013, se nuk dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje asociimi me BE. Ajo preferon marrëveshje individuale, si në bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Pritjet e bjellorusëve

Të pakta mund të cilësohen edhe pritjet e bjellorusëve nga samiti. Një afrim me BE në çështjen e vizave nuk është parashikuar. Sipas vëzhguesve në Minsk Bjellorusia synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik me BE, pa dashur të ndryshojë arkitekturën ekzistuese të marrëdhënieve me jashtë.

BE-ja i ndërlidh negociatat me Minskun me fundin e represioneve dhe lirimin e të burgosurve politikë. BE-ja ka vënë nga njëra anë një regjim sanksionesh kundër atyre përfaqësuesve të regjimit, që janë përgjegjës për represionin dhe mbështet nga ana tjetër shoqërinë civile bjelloruse. Prapa skenave të samitit, vëzhguesit mendojnë, se mund të flitet për të paktën për një heqje të pjesshme të sanksioneve të BE-së.