1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti polak miratoi ligjin e kontestuar për mediat

12 Gusht 2021

Koalicioni nacional-konservator në Poloni ka rënë, e megjithatë partia qeverisëse, PiS arriti të kalojë në parlament ligjin shumë të kritikuar për mediat. Një hap që kufizon më shumë mediat kritike.

https://p.dw.com/p/3ysLI
Parlamentsdebatte über Mediengesetz in Warschau
Debat i ndezur në Sejm, 11.08.Fotografi: Wojciech Olkusnik/AP/dpa/picture alliance

Një ndryshim ligjor për mediat në Poloni pritet të godasë më shumë televizionet kritike. Në fund në grindjen për ligjin ra edhe koalicioni nacional-konservator në qeverisje, por partia qeverisëse PiS megjithë goditjen arriti ta kalojë ligjin në parlament. Çështja që shtrohet është, se me cilin çmim? Operacioni ligj për mediat kryhet me sukses, qeveria në krizë. Kështu mund të përmblidhet drama politike që u zhvillua në dy ditët e fundit në Poloni.

Të mërkurën në mbrëmje, PiS ia doli pas një seance mjaft të trazuar në parlament të kalojë ligjin në Sejm, Dhomën e Parë të parlamentit. Në fillim vendimi me votat e opozitës u shty për në shtator. Pasi presidentja e parlamentit e quajti të pavlefshme këtë shtyrje për shkak se mungonte data, votimi u krye. 228 deputetë votuan pro, 216 kundër, 10 abstenuan. Pas kësaj ligji kalon në Senat, Dhoma e Dytë e parlamentit, që mund të bëjë propozime për ndryshime.

Ndryshimi ligjor parashikon që në Poloni liçencat për mediat mund të jepen për të huajt vetëm atëherë, kur "ata e kanë qendrën apo vendbanimin në hapësirën ekonomike europiane". Kësaj i shtohet një kusht, që liçencmarrësi nuk duhet të jetë i varur nga askush, që e ka qendrën apo vendbanimin jashtë hapësirës ekonomike europiane.

Polen Warschau | Jaroslaw Kaczynski - Leiter der PiS Partei
Jaroslaw Kaczynski, kryetari i PiSFotografi: KACPER PEMPEL/REUTERS

Armiku i PiS: Rrjeti televiziv TVN

Sipas kritikëve ky ligj shënjestron rrjetin e pavarur dhe kritik ndaj qeverisë, TVN, që përmes një shoqate "Holding" të regjistruar në Holandë është pjesë e koncernit amerikan Discovery. Nëse ligji hyn në fuqi, duhet që ky koncern amerikan të shesë pjesën kryesore të tij në rrjet. Televizioni privat TVN ka disa kanale. TVN24 ndjek një linjë veçanërisht kritike ndaj PiS.

Kritika nga SHBA

Partia nacional-konservatore PiS ka kohë që përpiqet për një shtetëzim të mediave duke iu referuar sigurisë kombëtare. Ajo përmend rrezikun e ndikimit të "fuqive të huaja" në debatin publik në Poloni. Sipas qëndrimit të opozitës polake ky ligj kërcënon lirinë e shtypit dhe mund të dëmtojë marrëdhëniet me SHBA-

Nga Uashingtoni kanë ardhur menjëherë kritika të ashpra. Departamenti Amerikan i Shtetit i kërkoi qeverisë në Varshavë të provojë angazhimin e saj për vlera demokratike dhe lirinë e shtypit. Një shtyp i lirë dhe i pavarur e bën demokracinë më të fortë, thë zëdhënësi Ned Price. Një përfaqësues i Departametit kishte deklaruar më parë, se nëse TVN24 nuk merr liçencë të re kjo do të rrezikonte investimet amerikane në Poloni.

 

 

la/qu/bru (dpa, afp, rtr)