Paris 2024: Çfarë duhet të dini për Lojërat Paralimpike
28 Gusht 2024Kryeqytetifrancezështë gati dhe atletët mezi presin të performojnë në këtë mega-event, që fillon me 28 gusht në Paris. "Tani jemi në një nivel më të lartë se pak vite më parë”, thotë atleti paraolimpik Johannes Floors, në një intervistë për DW. Organizatorët po ndjekin me të njëjtin entuziazëm dhe me shumë gëzim fillimin e Lojërave për personat me aftësi të kufizuara. Në ditët në vijim, ata duan të shkruajnë një histori të ngjashme suksesi, sikurse edhe në Lojërat Olimpike në Paris, të cilat përfunduan dy javë më parë.
"Ne jemi të entuziazmuar kur shohim atmosferën magjike olimpike, por në modalitetin paralimpik, në të njëjtat fusha beteje ikonike, për të paraqitur atletët më të mirë në botë," tha Tony Estanguet, kreu i Komitetit Organizativ të Olimpiadës dhe Paraolimpike Paris 2024.
Kritika ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë
Rreth 4000 sportistë, gra dhe burra, do të performojnë në Lojërat Paralimpike në 22 disiplina sportive. 98 pjesëmarrës nga Rusia dhe Bjellorusia kanë të drejtë të performojnë. Megjithatë, për shkak të sanksioneve, si pasojë e agresionit në Ukrainë, ata mund të performojnë vetëm si atletë neutralë, pra pa flamurin e vendit të tyre. Ata nuk do të marrin pjesë as në ceremoninë e hapjes së Lojërave dhe në rast fitoreje në disiplinat e tyre nuk do të ketë himne të Rusisë dhe Bjellorusisë.
"Ata nuk kanë vend atje," kritikoi Friedhelm Julius Beucher, president i Shoqatës Gjermane të Atletëve me Aftësi të Kufizuara (DBS). Atyre nuk mund t'u jepet një vend pranë atletëve ukrainas dhe atyre të vendeve të tjera, sepse Rusia po shkakton vdekje dhe vuajtje”.
Tetë sportistë dhe gra do të performojnë në Paris si pjesë e ekipit më të madh të refugjatëve deri më tani (Ekipi Paralimpik i Refugjatëve). Ata do të përfaqësojnë rreth 120 milionë njerëz të zhvendosur në mbarë botën. Një ekip refugjatësh prej gjashtë anëtarësh performoi në Lojërat Paralimpike në Tokio 2021.
Sipas organizatorëve, në prag të ceremonisë së hapjes së Lojërave Paralimpike, u shitën më shumë se gjysma e 3,4 milionë biletave për 164 gara në kuadër të Lojërave. Në shtatë vitet e fundit janë investuar rreth 125 milionë euro për ta bërë metropolin francez sa më të përshtatshëm.
76 vite histori
Në verën e vitit 1948, neurologu gjerman Ludwig Guttmann, i cili në vitin 1939 si hebre u arratis nga nazistët në Britaninë e Madhe, organizoi ofertën e parë për gara për njerëzit në karrige me rrota në Londër, të cilin e quajti "Lojërat e Stoke Mandeville". Kështu lindi ideja e Lojërave Paralimpike, të cilat u mbajtën për herë të parë në Romë në vitin 1960. Në to morën pjesë 400 sportistë nga 23 vende. Që atëherë, Lojërat Paralimpike janë mbajtur çdo katër vjet.
Lojërat e para Paralimpike Dimërore u mbajtën në Suedi në vitin 1976. Edhe ato mbahen në një ritëm katërvjeçar. Bazuar në marrëveshjen e Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik (IPC) dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Lojërat Paralimpike janë mbajtur që nga viti 1988 në të njëjtin vend ku më parë janë mbajtur Lojërat Olimpike.
Modele për njerëzit e tjerë
Lojërat Paralimpike janë një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e para-sporteve. Numri i pjesëmarrësve rritet vazhdimisht, ashtu siç rritet edhe interesimi i mediave. Nuk ka të bëjë më kjo vetëm me aftësitë e kufizuara të njerëzve, por gjithnjë e më shumë me njerëzit, me personazhet, dhe ka për synim motivimin, tha për DW para-sprinteri gjerman Floors, fitues i medaljes së artë në Tokio 2021.
Për paranotarin dhe kampionen e botës Elena Semechin, Lojërat Paralimpike janë shumë më tepër se një garë sportive: "Unë e shoh si një lloj aktiviteti të një ambasadori, një model për njerëzit e tjerë. Dhe kjo është arsyeja pse është edhe më e rëndësishme për mua që të mund të përfaqësoj Gjermaninë në Lojërat në sportin tonë”, tha për DW fituesja e medaljes së artë në Tokio.
Ekipi D- Gjermania në Lojërat Paralimpike
Ngjyrat e Gjermanisë do të mbrohen në Lojërat Paralimpike nga 143 sportistë në 18 disiplina sportive. Vetëm në futboll për të verbër, në "goalball", peshëngritje dhe taekwondo, Ekipi D (Gjermania) nuk do të ketë përfaqësues në Lojërat e Parisit.
"Sigurisht që shpresojmë suksese të shumta sportive, medalje dhe vende të mira”, thotë Karl Quade, kreu i misionit gjerman në Lojërat Paralimpike.