1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putini vlerëson kontributet e ushtrisë sovjetike

24 Qershor 2020

Pavarësisht nga kriza e Corona-s, Kremlini festoi me pompozitet 75 vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë së Hitlerit. Presidenti Putin theksoi në paradën ushtarake meritat e ushtrisë sovjetike.

https://p.dw.com/p/3eGXp
Russland Moskau Siegesparade 2020
Fotografi: Getty Images/AFP/K. Kudryavtsev

Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje komunitetit botëror që të mos i harrojë kurrë kontributet e ushtrisë sovjetike për çlirimin nga fashizmi i Hitlerit.

"Nuk është e mundur të përfytyrosh se çfarë do t'i ndodhte botës po të mos e kish mbrojtur atë Ushtria e Kuqe," tha shefi i Kremlinit në Sheshin e Kuq të Moskës. Ai kaloi në rivistë paradën më të madhe ushtarake në historinë ruse. Më shumë se 13.000 ushtarë marshuan në Moskë me uniformën e paradave në një mot të bukur në Sheshin e Kuq.

Ofertë për bashkësinë ndërkombëtare

Russland Moskau | Vladimir Putin während Militärparade
Fotografi: picture-alliance/dpa/Sputnik/S. Pyatakov

Rasti është 75 vjetori i fitores së Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë e Hitlerit. "Populli i Bashkimit Sovjetik pagoi një çmim të pariparueshëm për lirinë e Evropës," tha Putin. Populli i Bashkimit Sovjetik mbajti barrën kryesore. Bashkimi Sovjetik pati 27 milionë viktima në Luftën e Dytë Botërore.

Kjo është "e vërteta për luftën" që nuk duhet harruar kurrë, tha Putini. Me sulmin ndaj Bashkimit Sovjetik në vitin 1941, Gjermania drejtoi më shumë se 80 përqind të forcave të saj të armatosura kundër këtij vendi. Kjo "armatë e pamëshirshme" dhe "e keqja totale" u thye nga rezistenca e popullit sovjetik, tha Putini. Në të njëjtën kohë, ai përsëri i ofroi bashkësisë ndërkombëtare të punojë në një sistem për sigurinë globale.

Kancelarja gjermane dërgon përfaqësues

Shfaqja e armëve me tanke, raketa dhe aeroplanë ishte shtyrë për në 24 qershor për shkak të pandemisë Corona. Në këtë ditë u zhvillua parada e parë e fitores në Sheshin e Kuq 75 vjet më parë.

Në listën e mysafirëve ishin Presidenti Aleksandër Lukashenko nga Bjellorusia. Kancelarja gjermane përfaqësohet nga ambasadori. Veteranët pjesëmarrës, kryesisht mbi 90 vjeç, më parë ishin në karantinë.

"Vetëm kur patëm ndjenjën se epidemia në Moskë po tërhiqej vendosëm që do të kishte një paradë fitoreje dhe një votim për kushtetutën," tha paraprakisht zëvendëskryeministrja Tatjana Golikova.

Edhe dy mandate për Putinin?

Russland Moskau Siegesparade 2020
Fotografi: Getty Images/M. Voskresenskiy

Sipas sondazhit të fundit të një grupi të pavarur sociologësh, rreth tre të katërtat e popullsisë ruse janë kritike për paradën. Përballë rrethanës që në kohët e Coronas, për shembull, shumë pronarë të bizneseve të vogla në Rusi duhet të mbajnë radhë për ushqim, shumë nuk i shohin shpenzimet si të justifikuara.

Nga pikëpamja e udhëheqjes, megjithatë, ato janë ndoshta para të shpenzuara mirë për pompozitet dhe patos, me të cilat duhet të propagandohet krenaria dhe vlerat e vendit - dhe roli i Presidentit Putin në të, si një garant i stabilitetit dhe sigurisë. Kështu që votimi për ndryshimet e planifikuara kushtetuese, që fillon nesër, mund të shihet me mbarësi: po të miratohen ndryshimet, ato i sigurojnë Putinit edhe dy mandate.

aud (tgsch)