"Paqe jo pa Zotin"
25 Dhjetor 2012Papa Benedikti i XVI ka festuar në praninë e dhjetëra mijë besimtarëve meshën e krishtlindjeve në katedralen e Shën Pjetrit. Kreu i kishës katolike tij kërkoi heqjen dorë nga materializmi dhe uni vetjak. Papa predikoi gjithashtu për paqen në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesën mes katolikëve dhe myslimanëve. Nga ballkoni i katedrales duke iu drejtuar besimtarëve në mbarë botën dhe pelegrinëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Romë Papa dha të këtë të martë (25.12.2012) bekimin e Krishtlinjeve "Urbi et Orbi" - "Për botën e njerëzimin" dhe të lexojë përshëndetjen e krishtlindjeve në shumë gjuhë të botës.
"Forca për pajtim" nga besimi tek Zoti
Në meshën e natës së shenjtë me fjalë të qarta Papa u shpreh kundër tezës, se besimet fetare janë shkak për dhunën dhe luftrat në botë, e se duhet të çlirohemi prej tyre për të arritur paqen. "Atje ku Zoti harrohet, ose përgënjeshtrohet, atje nuk ka paqe", theksoi Benedikti. Monoteizmi ka shërbyer në histori si pretekst për mungesën e tolerancës dhe për dhunën, religjoni është keqpërdorur dhe keqintepretuar, pranoi ai, duke shtuar, se pavarësisht kësaj nga besimi tek Zoti kanë dalë gjithmonë "forca për pajtim".
Gjithçka paqësore
Shumë orë përpara meshës së Krishtlindjes në Romë para katedrales së Shën Pjetrit në motin e butë dimëror njerëzit ishin mbledhur në radhë të gjata duke pritur të ndiqnin meshën. Të gjithë vizitorët duhej t'i nënshtroheshin kontrolleve të sigurisë, ndonëse ndryshe nga vitet e mëparshme sivjet nuk pati paralajmërime apo kërcënime.
Papa ndez dritën e paqes
Në orët e para të mbrëmjes së të hënës (24.12.2012) Papa ndezi dritën e paqes dhe nga dritarja e pallatit apostolik ai përshëndeti njerëzit e mbledhur në sheshin para katedrales. I gjithë kuartieri para katedrales së Shën Pjetrit shkëlqente prej dekorit të Krishtlindjes: vetëm pak hapa më tutje pranë pemës 24 metërshe të Krishtlindjes në mbrëmje u zbulua grazhdi i Krishtlindjes. Si pema edhe grazhdi vinin nga Italia e Jugut.