1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa: "Njeriu është bërë i pangopshëm"

25 Dhjetor 2018

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku u ankua në meshën qendrore në Romë se "njeriu është bërë i pangopshëm". Në festën e madhe të Krishtlindjeve ai tha se "dashuria është me rëndësi, jo prona".

https://p.dw.com/p/3Ac20
Vatikanstaat Weihnachtsmesse Papst Franziskus
Fotografi: Getty Images/AFP/T. Fabi

"Një tendencë e pangopshmërisë së njerëzisë, deri në paradoks, ku disa kanë tepër e të tjerët vuajnë nga uria", ishte kritika qendrore e Papa Françeskut. Ndërkohë që mesazhi i fëmijës së lindur në vendin e shenjëtë Bethlehem ishte një "model tjetër i jetës, ku të hiqet dorë nga lakmia dhe t'u jepet e të ndahet me të tjerët".

Zoti në "Shtëpinë e  bukës"

Vendi Bethlehem do të thotë "Shtëpia e bukës". Atje ka lindur Krishti, i cili njerëzve u kutmoi se ushqimet janë për të gjithë, duhet të ndahen dhe të jepen. Krishtlindjet në këtë mënyrë simbolizojnë edhe tejkalimin e "spirales së lakmisë dhe mungesës së masës", tha Papa.

Vatikan Papst kritisiert in Christmette menschliche Gier und Konsum
Fotografi: Reuters/M. Rossi

"Ajo që ushqen njerëzit nuk është pronësia por dashuria, nuk është lakmia por dashuria ndaj të afërmit, nuk është teprica por barazia dhe mirësia". Njerëzit në kohën e Krishtlindjeve duhet të pyesin veten nëse vërtet kanë nevojë për kaq shumë gjëra të komplikuara në jetë.

Ndihma e të dobëtit

Papa Françesku është i njohur për luftën kundër varfërisë dhe përkufizimeve shoqërore. Ai shpesh ka ftuar të pastrehët dhe refugjatët në Vatikan, ka takuar edhe të burgosur.

Meshën qendrore 82-vjeçari ka festuar së bashku me rreth 10.000 besimtarë, kardinalë dhe peshkopë të mbledhur në Romë. Në ditën e parë të festës Papa do të mbajë edhe fjalimin tradicional "Urbi et orbi". Françesku i drejton festimet e Krishtlindjeve për të gjashtën herë me radhë. Papa përfaqëson rreth 1,3 miliardë besimtarë të krishterë.

bc/haz/se (dpa, kna,afp)