1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa mbështet homoseksualët

22 Tetor 2020

Papa pro partneriteteve civile të regjistruara për çiftet homoseksuale - por jo martesën mes homoseksualëve.

https://p.dw.com/p/3kImr
Bildgalerie - Kardinal Meisner
Fotografi: picture-alliance/dpa

Das katholische Kirchenoberhaupt befürwortet eingetragene Partnerschaften für homosexuelle Paare - aber keine Homo-Ehe.

Papa Françesku shtë shprehur në një film të ri dokumentar në favor të forcimit të të drejtave të çifteve homoseksuale  Në një skenë të filmit "Francesco", e cila u shfaq në Romë, ai tha: "Homoseksualët kanë të drejtë të jetojnë në një familje. Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë për një familje". Askush nuk duhet të përjashtohet për shkak të orientimit të tij seksual.

Vatikan Papst Franziskus
Fotografi: Guglielmo Mangiapane/Reuters

Kjo është deri më sot deklarata më e qartë e Papës, i cili konsideruar si më i hapur kundrejt homoseksualëve sesa dy paraardhësit e tij, Benedikti XVI. dhe Gjon Pali II. Në vitin e tij të parë si Papë, kur e pyetën për homoseksualët, Françesku tha: "Kush jam unë për të gjykuar?" Sidoqoftë, ai është kundër shugurimit të burrave homoseksualë si priftërinj - në këtë kontekst ai e quajti homoseksualitetin "një modë".

Partneriteti nuk do të thotë martesë

"Ajo që na duhet është një ligj që mundëson regjistrimin e partneritetit në gjendjen civile" dhe që u ofron edhe siguri ligjore çifteve homoseksuale, thekson Papa në film. Pa iu referuar një vendi të caktuar, ai i mori në mbrojtje partneritetet e regjistruara në bazë të logjit. "Unë jam anagazhuar vetë për këtë gjë," tha ai duke aluduar me gjasë për kohën kur ishte Kryepeshkop në Buenos Aires dhe u angazhua për forcimin e të drejtave të çifteve homoseksuale - por duke u shprehur njëkohësisht kundër martesës për të gjithë dhe barazisë së plotë mes partneriteteve homoseksuale dhe heteroseksuale.

Për filmin e tij "Francesco", regjisori amerikan i lindur në Rusi Evgeny Afineevsky intervistoi jo vetëm vetë Papën, por edhe anëtarë të familjes së tij dhe të kuries së Vatikanit lidhur me tema të rëndësishme të ponifikatit - si migrimi, racizmi, popujt indigjenë, abuzimi seksual dhe pandemia e koronës.