Pakti Hitler-Stalin - traumë e pakapërcyer për Lindjen
24 Prill 2014Viti 2014 për vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore është i mbushur me data përkujtimore, të cilat risjellin në vëmendjen e këtyre vendeve momente të rëndësishme të historisë së tyre. Këtë herë këto ngjarje do të përkujtohen nën hijet e krizës së Ukrainës, shkruan gazeta "Süddeutsche Zeitung" dhe viti 2014 për Evropën Lindore e Qendrore është për fat të keq përsëri një vit krize. Aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe mbështetja e rusëve për qendrimin shovinist të presidentit Vladimir Putin kanë rizgjuar kujtimet nga përvojat e hidhura historike.
Pakti Hitler-Stalin në 23 gusht 1939, i cili përcaktoi sferat e interesave në pragt të fillimit të Luftës së Parë Botërore, vazhdon të ketë një rol qendror për Poloninë dhe vendet baltike. Ishte pikërisht ai pakt, që vendosi piketat për shpërbërjen e shtetit polak, vrasjet në masë të elitës polake nga komando gjermane dhe sovjetike, si dhe për aneksimin e mëvonshëm të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë nga Bashkimi Sovjetik. Qysh atëherë në Evropën Qendrore dhe Lindore nuk ka traumë më të madhe se një marrëveshje gjermano-ruse, që shpërfill vendet e vogla mes këtyre dy shteteve.
Indinjatë në Poloni për qendrimin e moderuar gjerman
Kjo shpjegon edhe kundërshtimin e ashpër dhe pjesërisht indinjatën në Poloni dhe vendet e Baltikut, për qendrimin e çuditërisht shumë njerëzve në Gjermani, që shprehin mirëkuptim për veprimet e Rusisë. Duket se nga këta njerëz Ukraina dhe vendet fqinje të saj shihen si shtete të dorës së dytë, të cilat nuk mund të vendosin vetë, se cilës aleancë shtetesh mund t'i përkasin.
Për këto vende anëtarësimi në BE dhe NATO është e vetmja garanci për mbrojtje ndaj shovinizmit të Rusisë së Putinit. Për këtë arsye dërgimi trupave të NATO-s dhe përfshirja e qartë e Polonisë dhe shteteve baltike në sistemin perëndimor të sigurisë, shihen nga shumë njerëz si përgjigja e vetme e drejtë ndaj kërcënimit rus.