1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pakistani i jep Kinës sekretet amerikane?

16 Gusht 2011

Qeveria pakistaneze thotë jo, por duket se raportet e mediave amerikane dhe britanike nuk janë të kota. Pakistani u ka mundësuar ekspertëve kinezë të njoftohen me teknologjinë e lartë të forcave ushtarake amerikane?!

https://p.dw.com/p/12Gw6
Hillary Rodham Clinton dhe Manmohan Singh.
Na ishte një herUSA ... buzëqeshjet e Hillary Clinton dhe Manmohan SinghFotografi: dapd

Forcat pakistaneze të sigurisë janë, sipas vlerësimeve amerikane, gjithmonë të dyshimta. Shërbimi sekret i Pakistanit (ISI) duket se është i pranishëm gjithandej, por sa mund t'i besohet atij? Kritikat se ky shërbim u ka mundësuar ekspertëve ushtarak kinezë qasje tek armatimet amerikane, më saktësisht shikimin e një helikopterri amerikan, janë dëgjuar edhe në maj të këtij viti. Por pas vrasjes së Osama bin Ladenit, kritikat janë shuar, pasi që kjo vrasje dominonte të gjitha temat tjera. A thua është e mundur që ISI nuk e ka ditur se Osama bin Ladeni ishte i fshehur në një qytet me garnizon të madh ushtarak pakistanez? Apo e ka ditur dhe e ka mbrojtur bin Ladenin? Ish gjenerali pakistanez Talad Masood thotë: "Pa marrë parasyshë se a ka ndodhur kjo me qëllim apo për shkak të injorancës komplete, kjo nuk është e falshëme. Pa asnjë pikë dyshimi. Por tani po dëgjohen fajësime të përgjithshme të Pakistanit në mbarë botën. Ky presion ekstrem nga të gjitha anët është jashtëzakonisht i rëndë për Pakistanin dhe përpjekjet e tij që të jetë partner i vendeve tjera", thotë ai.

Vendstrehimi i bin Ladenit në Pakistan
Vendstrehimi i bin Ladenit në Pakistan: ISI s'la ditur asgjë?!Fotografi: picture alliance/Ton Koene

Amerikanët kanë humbur besimin

Pakistanezët djegin flamurin amerikan.
Pakistanezët e pakënaqur me SHBA.Fotografi: AP/DW

E qartë është vetëm një: amerikanët e kanë humbur besimin tek forcat pakistaneze të sigurisë në maj. Ato nuk e kanë informuar fare ISI-n për aksionin kundër bin Ladenit. Pakistani u gjet në një pozitë shumë të palakmueshme.

Në sfond qëndron kritika se Islamabadi nuk po bën sa duhet në luftën kundër ekstremisëve të rrjetit terrorist Al Kaida dhe talibanëve. Pakistani pohon se po angazhohet kundër terrorit, por njëkohësisht mban kontakte me ekstremistët. Javed Alam ka qenë gjeneral në shërbimin sekret ISI. Ai pranon se Pakistani gjendet mes dy zjarreve: "Pas vitit 2001 në Pakistan ka pasur shumë talibanë dhe është dashur të mbajmë kontakt me ta. Mendja e shëndoshë na thotë se duhet të mbajmë kontakt me të gjithë."

ISI bashkëpunon me të gjithë!

Sulmet me avionë pa pilot.
Sulmet me avionë pa pilot.Fotografi: picture alliance/dpa

Më parë ISI ka bashkëpunuar me talibanët. Ky bashkëpunim do të duhej të jetë ndërprerë kaherë. Ushtria dhe ISI thonë se po i luftojnë ashpër talibanët në zonën kufitare me Afganistanin. Megjithatë ekstremisët nuk mund të bllokohen në tërësi, thotë eksperti i sigurisë Mohammed Amir Rana: "Ka më shumë se 100 organizata aktive militante. Në jug të Punjabit kemi shumë zona dhe fise që s'mund të kontrollohen. Militantët kanë mbështetjen edhe në qytete të mëdha dhe me dëshirë fshihen këtu në Pakistan."

Krahas kritikave për bashkëpunim me ekstremistët tani vjen edhe kritika për bashkëpunim me Kinën, rivalin e SHBA-së. Kjo nuk befason fare, sepse Uashingtoni nuk po i jep Pakistanit të gjitha ndihmat e premtuara prej miliarda dollarësh. Avionët pa pilotë po qëllojnë civilë. Ndërkohë raportet e Pakistanit me Kinën po bëhen gjithnjë e më të ngushta. Volumi i shkëmbimit tregtar me Kinën ka arritur në gati 10 miliardë dollarë. Kina ndërkohë llogaritet si furnizuesi kryesor i Pakistanit me armë.

Autor: Jürgen Webermann/Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti