1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita në Tiranë: Zgjedhje e Prokurores së Përgjithshme puç

18 Dhjetor 2017

Opozita protestoi në Tiranë dhe deputetët e saj hodhën tym të kuq në sallën e parlamentit për të kundërshtuar zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

https://p.dw.com/p/2patm
Albanien, Der albanische Oppositionsführer der Demokratischen Partei, Lulzim Basha (C), spricht mit seinen Unterstützern während einer Protestkundgebung gegen die Wahl des neuen Staatsanwalts vor dem Parlament in Tirana
Fotografi: Reuters/F.Goga

Arta Marku, zv. Prokurore e rrethit të Shkodrës, u zgjodh të hënën (18.12) Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Në seancën plenare, e fundit për këtë vit, Arta Marku u votua me 69 vota pro, 2 dy kundër dhe 2 abstenime. Opozita zhvilloi një protestë  të paralajmëruar para parlamentit, ku morrën pjesë rreth 3.000 vetë, deputetë, simpatizantë të dy partive partive opozitare, PD dhe LSI për të kundërshtuar atë që këto dy forca politike e quajnë „puҫ kushtetues" me qëllim „ kontrollin e Prokurorisë nga qeveria".  Sipas opozitës Kushtetuta kërkon që kreu i organit të akuzës të zgjidhet me 84 vota ose 3/5 e 140 deputetëve të Parlamentit. Maxhoranca ka një interpretim tjetër të situatës. Ajo i është referuar dispozitave kalimtare në ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë" për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, në kushtet kur, pas mbarimit të mandatit të ish- Kryeprokurorit  Adriatik Llalla, më 5 dhjetor dhe mosngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, (KLP) që ka kompetencën të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm me mandat 7 vjeҫar. Sipas ligjit miratimi i një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm mund të bëhet me votat e më shumë se ¼ e numrit të të gjithë deputetëve (140 gjithsej). Opozita kërkoi që ish- Kryeprokurorit Llalla t‘ i zgjatej mandati edhe 2 vjet derisa të mbarojë vettingu i prokurororëve dhe të funsksionojë KLP. 

Albanien, Unterstützer der Oppositionspartei konfrontieren die Polizei bei einem Protest gegen die Wahl des neuen Staatsanwalts vor dem Parlament in Tirana
Fotografi: Reuters/F.Goga

Acarimi i protestës me pasojë të plagosur dhe të arrestuar

Protesta që nisi paqësisht para parlamerntit u tensionua, kur protestuesit kërkuan të ҫajnë kordonin e forcave të rendit dhe atyre të ndërhyrjes së shpejtë për t'u futur në sallën e parlamentit. Ndërhyrja e policisë për t'i penguar solli kundërshtimin e protestuesve. Dy policë u plagosën, njëri prej tyre ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Pati lëndime fizike edhe  nga rradhët e protestuesve si dhe arrestime. Ambasada e SHBA-së në një deklaratë zyrtare paralajmëroi qytetarët amerikanë, që jetojnë në Tiranë t'i largoheshin zonës së protestës duke theksuar se ajo nga paqësore "mund të kthehet e dhunshme". Por brenda sallës së parlamentit ndodhi një akt i paprecedentë në historinë 25 vjeçare të parlamentarizmit post- komunist në Shqipëri. Deputetë të opozitës, në kundërshtim me rregullat e parlamentit, hodhën tym të kuq në drejtim të kryemnistrit Rama dhe kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruҫi, kur po kryhej procesi i votimit për kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku.  Pati konfrontimim fizik në foltoren e parlamentit mes ish-kryemnistrit Sali Berisha, deputetëve opozitarë nga njëra anë dhe punonjësve të Gardës së Republikë në sallë kur Berishës nuk ia dha fjala nga kryetari i Parlamentit Gramoz Ruҫi, konfrontim që deri tani  besohej se i ishte lënë së shkuarës se konfliktualitetit ekstrem mes palëve. Seanca u ndërpre, protesta u shpërnda dhe palët kundërshtare dolën me deklaratat përkatëse.

Die albanischen Oppositionsgesetzgeber werfen bei der Wahl des neuen Staatsanwalts im albanischen Parlament in Tirana Rauchbomben in das Parlament
Fotografi: Reuters/Stringer

Rama: Askush nuk e ndal dot reformën në Drejtësi 

Kryeministri Rama e quajti protestën e opozitës dhe ngjarjet e dhunshme në parlament "shfaqjen më të fundit të përpjekjes së dëshpëruar të opozitës për të bllokuar reformën në drejtësi, ҫmimin e së cilës e paguan Shqipëria, që është në prag të hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE".

„Shfaqje të tilla i bëjnë dëm Shqipërisë Ato i japin argumenta atyre që jo domosadoshmërisht duan që të hapen negociatat e anëtarësimi duke bërë që Shqipëria, të jetë i vetmi vend në historinë e integrimit europian të ish-vendeve komuniste ku opozita i kundërvihet reformës në drejtësi. Reformën në Drejtësi nuk mund ta ndalë askush", tha kryemnistri Rama.

Basha: Në fillim të janarit fillon vala e protestave 

Vendim i opozitës pas ndërprerjes së seancës për shkak të dhunës është fillimi i një vale protestash në të gjithë vendin në javën e parë të janarit. "Morëm vendimin për të nisur një valë protestash popullore për të ndaluar çmendurinë e kryemnistrit, që sot u bë edhe prokuror”, tha kryetari i PD, Basha.

Kryeprokurorja do të qëndrojë në këtë detyrë deri sa Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me mandat shtatë vjeçar.

 

Ani Ruci Korrespondente nga Tirana