1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita në Kroaci për Parlamentin Evropian

15 Prill 2013

Socialdemokratët kroatë në pushtet kanë pësuar humbje në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. HDZ me 33 për qind të votave ka siguruar gjashtë vende në Parlamentin e Bashkimit Evropian.

https://p.dw.com/p/18G1P
Fotografi: DW

Dy muaj e gjysmë para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Partia konservatore e Unitetit Demokratik (HDZ) në Kroaci ka fituar me rreth 33 për qind shumicën e votave në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Në këtë mënyrë ajo mund të dërgojë tani në Bruksel dhe Strasburg gjashtë nga gjithsej 12 deputetët kroatë, njoftoi në orët e hershme të mëngjesit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas numërimit të 98 për qind të votave Partia Socialdemokrate (SPD) në pushtet me rreth 32 për qind të votave të fituara ka arritur të sigurojë vetëm pesë vende në Parlamentin Evropian. Ulësja e fundit është fituar nga Partia e Punëtorve.

Në anketat e zhvilluara në prag të zgjedhjeve të së dielës (14.04.) parashihej që SPD t'i fitonte zgjedhjet me një shumicë të qartë. Jo vetëm pjesa e fituar e votave, por edhe pjesëmarrja e votuesve në përgjithësi, megjithatë, ishte larg nga parashikimet: Vetëm një në pesë kroatë (20,79 për qind)  ushtroi të drejtën e votimit edhe pse kryeministri i vendit Zoran Milanoviq kishte folur për  "zgjedhjeve historike" në rrugën e vendit për në Bashkimin Evropian.

Rezultati i zgjedhjeve - parlajmërim për qeverinë
Rezultati i zgjedhjeve - parlajmërim për qeverinëFotografi: DW

Njohësit e rrethaneve në Kroaci interesimin e ulët për zgjedhjet e ndërlidhin me gjendjen e vështirë ekonomike në vend dhe krizën në Bashkimin Evropian. Përveç kësaj deputetët e zgjedhur të dielën kanë një mandat vetëm njëvjeçar pasi që në vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme për Parlamentin e Bashkimit Evropian. Kroacia me 4.2 milionë banorë do t'i bashkohet me 1 korrik  Bashkimit Evropian si  Republika e dytë e ish Jugosllavisë. Sllovenia ishte e para që iu bashkua BE-së në vitin 2004.

Autor: Esat Ahmeti (dpa, afp)

Redaktoi: Auron Dodi