1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita në Bjellorusi flet për dështim

22 Shkurt 2021

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Svetlana Tichanovskaya thotë se protestat në Bjellorusi kanë dështuar.

https://p.dw.com/p/3pfww
Belarussische Oppositionsführerin Tichanowskaja in Berlin
Fotografi: Fabrizio Bensch/Reuters

"Ne nuk kemi asnjë mënyrë për t'iu kundërvënë dhunës së regjimit ndaj demonstruesve. Ata kanë armët, ata kanë forcën. Kështu që për momentin duket se ne kemi humbur," tha Svetlana Tichanovskaya për gazetën zvicerane "Le Temps".

Sidoqoftë liderja e opozitës bjelloruse nuk dëshiron të heqë dorë. Rruga drejt demokracisë po zgjat më shumë sesa ishte planifikuar. Opozita tani po ndërton strukturat "për betejat e nesërme".

Weißrussland | Proteste in Minsk
Fotografi: Andrei Pokumeiko/dpa/picture-alliance

"Strategjia jonë është që të organizohemi më mirë dhe ta vëmë regjimin nën presion të vazhdueshëm derisa njerëzit të jenë gati përsëri, ndoshta në pranverë," tha Tichanovskaya.

Që nga zgjedhjet presidenciale në gusht 2020 në Bjellorusi kanë dalë në rrugë dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës për të protestuar kundër kreut autoritar të shtetit Alexander Lukashenko, i cili qeveris vendin që nga viti 1994. Opozita e akuzon atë për mashtrim masiv zgjedhor. Forcat e sigurisë kanë goditur vazhdimisht demonstruesit. Mijëra vetë janë arrestuar dhe thuhet se janë keqtrajtuar rëndë.

Belarus Journalisten Katsiaryna Andreyeva and Daria Chultsova
Fotografi: AP/picture alliance

Tichanovskaya,e cila garoi kundër Lukashenkos në zgjedhje, ka emigruar jashtë vendit si shumë politikanë të tjerë të njohur të opozitës. Ajo aktualisht jeton në Lituani. Në intervistën për "Le Temps" ajo tha se së shpejti do të vizitojë Zvicrën, sepse dëshiron të lobojë tek qeveria në Bernë për të ngrirë pasuritë e mundshme të Lukashenkos në Zvicër.