1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Omikron: OBSH shpall variantin e ri të Coronës "shqetësues"

27 Nëntor 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ndjek me shqetësim shfaqjen e një varianti të ri të virusit Corona në pjesën afrikanojugore. Mjaft shtete kanë vendosur kufizime udhëtimi.

https://p.dw.com/p/43Yry
Neue COVID-19-Variante Omicron
Fotografi: Pavlo Gonchar/Zumapress/picture alliance

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, e ka klasifikuar si "shqetësues" variantin e ri të Coronës, B.1.1.529 të shfaqur në pjesën jugore të Afrikës. Këtë e bëri të ditur organizata të premten pas një takimi me ekspertët. Ky klasifikim është sipas OBSH një sinjal, se ky variant është më ngjitës ose shkakton ecuri të rëndë të sëmundjes Covid-19. Omikron, i emërtuar në bazë të alfabetit grek tregon një sërë mutacionesh, nga të të cilat disa janë shqetësuese. Të dhënat paraprake tregojnë për një mundësi riinfektimi krahasuar me variantet e tjera.

Sipas OBSH varianti B.1.1.529 u zbulua në Afrikën Jugore me analiza gjenetike më 9 nëntor. Deri më tani ky variant është vërtetuar më pak se 100 herë. Ekspertët thonë, se ai ka pësuar disa mutacione, shkakton më lehtë infektimin, por sipas OBSH do të duhen disa javë, derisa të jetë e qartë, se cilat efekte ka ky variant.

 Christian Lindmeier Pressesprecher der WHO
Christian LindmeierFotografi: WHO

Shtetet kufizojnë udhëtimin

Vendet e BE, dhe shumë vende të tjera kanë bërë të ditur kufizime udhëtimi për udhëtimet nga pjesa jugore afrikane. Zëdhënësi i OBSH, Christian Lindmeier rekomandoi në emër të organizatës masa të bazuara në shkencë dhe vlerësim rreziku. "Për këtë moment kemi rezerva kundrejt kufizimeve të udhëtimit", tha Lindmeier. Sipas OBSH duhet të shmangen dëmet për qarkullimin e lirë ndërkombëtar.

Covid Labor l Universität in Manila, Untersuchung am Mikroskop
Fotografi: Jam Sta Rosa/AFP

 

 

la/ag