1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Omikron: Danimarka me incidencën më të lartë shtatë ditore

29 Dhjetor 2021

Numri i infeksioneve me Corona në BE po rritet shpejt. Me një incidencë 1621 në shtatë ditë Danimarka ndërkohë zë vendin e parë në botë. Vende të tjera pasojnë me gjithashtu me incidencë të lartë.

https://p.dw.com/p/44wFA
Dänemark Kopenhagen | Neue Maskenregeln
Fotografi: Francis Joseph Dean/Dean Pictures/imago images

Varianti Omikron i koronavirusit po dominon zhvillimet e infeksioneve në Danimarkë që prej më shumë se dy javësh. Kjo nuk është befasuese, sepse rastet janë rritur ndjeshem, sipas të dhënave të Autoritetit danez të Mbikqyrjes së Epidemive. Sipas Autoritetit të BE-së për Epidemitë (ECDC) për periudhën mes 7 dhe 21 dhjetorit numri i infektimeve ka qenë 2100 raste në 100.000 banorë. Kjo është shifra më e lartë në Europë. ECDC e përllogarit këtë incidencë në mbarë Europën në njëperiudhë 14 ditore. Autoriteti danez i Kontrollit të Epidemive Statens Serum Institut llogarit krahas kësaj një incidencë shtatë ditore, që pasqyron infekstionet ndër 100.000 banorë në shtatë ditët e kaluara. Vlera, sipas të dhënave të Serum-Institut në Kopenhagë është 1621. Kjo është vlera më e lartë në botë aktualisht. Edhe në Gjermani punohet me përllogaritjen e incidencës në shtatë ditë, gjë që e vështirëson krahasimin e të dhënave në nivel mbarë europian.

Shumë testime, shumë konstatime infeksionesh: Danimarka shënon rekorde

Edhe në vende të tjera, sipas autoritetit të BE-së, ECDC, shifrat e rasteve me infeksion janë të larta. Sllovakia dhe Çekia ndërkohë kanë mbi 1500 raste në 100.000 banorë në harkun e 14 ditëve, pasuar nga Irlanda me 1400 dhe Holanda me 1300. Edhe në Francë, Belgjikë, Qipro përkatësisht me 1000 varianti Omikron i koronavirusit po shkakton rritje të infeksioneve. Për krahasim: Për Gjermaninë autoriteti i BE-së, ECDE njofton për 14 ditët përpara Krishtlindjeve një vlerë 790. Në parashikimet e autoritetit të BE-së thuhet, se kuota e infeksioneve në Europë në ditët dhe javët e ardhëshme mund të rritet ndjeshëm nga vendi në vend. Vala e infeksioneve nga Omikron nuk mund të ndalet, por mund të ngadalësohet, thuhet në vlerësimin e fundit më 15 dhjetor për situatën pandemike.

Dänemark | Coronavirus | Kopenhagen | Testcenter
Fotografi: Teri Schultz/DW

Më shumë infektime, më pak të sëmurë në gjendje të rëndë

Nëse shohim aktualisht Danimarkën që kryeson me numrin e infeksioneve, bëhet e qartë, se përhapja e infeksionit është më e fuqishme se një vit më parë, kur numri i infeksioneve ishte një e katërta më pak se sot. Megjithatë numri i njerëzve, që trajtohen për shkak të koronavirusit në spital, një vit më parë ishte shumë me i lartë se aktualisht.

Të hënën (27.12) në Danimarkë u trajtuan në spital rreth 70 të sëmurë nga COVID-19. Sipas të dhënave të autoritetit të kontrollit të epidemive në Kopenhagë ky numër është përgjysmuar krahasuar me janarin e vitit 2021.

Kuota e vaksinimit në Danimarkë është 77 përqind. 42 përqind e të vaksinuarve ndërkohë kanë marrë dozën e tretë. Danimarka e ka përforcuar dukshëm profilaksinë, thuhet në në një analizë të Serum-Institut. "Numri i shtrimeve në spital është i menaxhueshëm dhe kjo është më e rëndësishmja", thotë anestezisti dhe kryetari i Organizatës së Pacientëve "Lunge Foreningen", Torben Mogensen. "Nuk ka arsye të druaj që mund të pësojë ndonjë kolaps sistemi ynë i shëndetësisë", i tha  Mogensen agjencisë së lajmeve "Ritzau".

Mediet daneze tërheqin vëmendjen, se numri i infeksioneve të raportuara dhe statistikat në fillim të javës me 16.000 infeksione të reja në 130.000 teste ndaj koronavirusit, mund të mos japin pasqyrë reale të situatës për shkak të ditëve të pushimeve nga Krishtlindjet. Krahasimet e shifrave të infeksioneve janë të vështira, sepse në Danimarkë ndryshe nga vendet e tjera të BE-së, kryhen shumë më tepër testime – e kësisoj zbulohen edhe shumë më tepër infeksione.

Për Gjermaninë Instituti Robert-Koch bën një rikalkulim të shifrave me faktorin katër deri në gjashtë. Kjo do të thotë që për çdo infeksion me koronavirus të verifikuar nga testi duhet të merret parasysh se katër deri në gjashtë teste nuk përfshihen në dokumentacion. Se sa mund të jetë kjo kuotë e mospërfshirjes në dokumentacion në vendet e tjera, kjo është e vështirë të verifikohet.

Për udhëtimet në Danimarkë që nga e hëna (27.12) kërkohet përveç dokumentit të vaksinimit edhe një test negativ ndaj COVID-19. Gjermania kërkon prej danezëve, që duan të hyjnë në Gjermani, certifikatën e vaksinimit. Të pavaksinuarit duhet t'i nënshtrohen karantinës.

 

Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE