1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Oktoberfest: Hap dyert festa më e madhe popullore në botë

21 Shtator 2024

Në Mynih filloi "Oktoberfest". Këtë vit Festa e Tetorit zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, edhe birra është më e shtrenjtë. Por kjo nuk i pengoi qindra vetë të qëndronin në radhë që në orët e para të mëngjesit.

https://p.dw.com/p/4kvXj
Deutschland München | Eröffnung 189. Oktoberfest
Fotografi: Angelika Warmuth/REUTERS

Festa e 189-të e Tetorit, festa më e madhe popullore në botë ka hapur dyert të shtunën në Mynih. Që në orët e para të mëngjesit ishin krijuar radhë të gjata të vizitorëve të veshur me kostumet tradicionale për "Wiesn". Ka një traditë të Festës së Tetorit, që menjëherë pas hapjes të rinjtë rendin për të zënë një vend të mirë në tendat e birrës. Festa e Tetorit këtë vit zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Rreth 600 policë janë në shërbim për të siguruar një festë të qetë, si edhe deri në 1500 punonjës të rendit publik e personel sigurie.

Festa e Tetorit, grumbull i madh njerëzish, krikëll birre
Fotografi: Matthias Schrader/AP Photo/picture alliance

Festa e Tetorit: Birra e shtrenjtë

Çmimet e shtrenjta të birrës shkaktuan që më parë debate. Këtë vit çmimi ka kaluar 15 eurot për një krikëll karakteristike të birrës. Një litër birrë kushton nga 13,60 deri në 15,30 euro. Kush nuk do të fillojë që herët me alkoolin mund të përdorë pijet joalkoolike apo ujin falas në territorin e festës. Festa e Tetorit zgjat 16 ditë, deri më 6 Tetor, mesatarisht vitin e kaluar u konsumuan 6,5 milionë litra birrë. Në Wiesn në Mynih priten miliona vizitorë. 7,2 milionë vizitorë erdhën vitin e kaluar nga e gjithë bota duke thyer një rekord prej 40 vitesh.