Oktoberfest - Birra "viktimë" e inflacionit
20 Shtator 2023Reklamë
Në kryeqytetin e landit të Bavarisë, Mynih, nisi Oktoberfest, festivali më i madh i birrës në botë.
Edicioni i 188-të është planifikuar që të zgjasë edhe dy ditë më shumë se zakonisht, me shpresën për t'u rikthyer në ditët e lavdishme të festivalit – para se të niste pandemia.
Mynihu pret të paktën gjashtë milionë vizitorë nga e gjithë bota.
Por rritja e inflacionit në Gjermanika ndikuar edhe në çmimin e birrës.
Një litër kushton nga 12.60 euro deri në 14.90 euro - një rritje prej afërsisht 6.1% krahasuar me vitin e kaluar.
Festivali i birrës do të përfundojë më 3 tetor, kur Gjermania feston 33 vjetorin e ribashkimit të saj.