1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB i kërkon Rusisë tërheqjen nga Ukraina

23 Shkurt 2023

Miratimi me një shumicë të qartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së i rezolutës për luftën në Ukrainë ishte një test lidhur me atmosferën globale, që e kaluan mbështetësit e Ukrainës.

https://p.dw.com/p/4Nuai
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork miraton me shumicë të qartë rezolutën, që i kërkon Rusisë tërheqjen nga Ukraina
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork miraton me shumicë të qartë rezolutën, që i kërkon Rusisë tërheqjen nga UkrainaFotografi: John Minchillo/AP/picture alliance

Në përvjetorin e sulmit rus ndaj Ukrainës shtetet e OKB-së me shumicë të gjerë kërkuan një zgjidhje paqësore dhe tërheqjen e trupave ruse. Në një mbledhje të posaçme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së  në Nju Jork 141 nga 193 anëtarë e mbështetën rezolutën përkatëse. Bjellorusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Mali, Nikaragua dhe Siria bashkë me Rusinë votuan kundër rezolutës. Një sërë shtetesh – ndër to Kina dhe India – abstenuan.

Në rezolutën e mbështetur ndër të tjerë vende edhe nga Gjermania kërkohet një "paqe gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe e qendrueshme" në Ukrainë, Rusisë i kërkohet të tërhiqet "menjëherë, plotësisht dhe pa kushte" të gjitha trupat e saj duhet të tërhiqen.

"Nëse Rusia ndërpret luftimet, kjo luftë merr fund. Nëse Ukraina ndalon së luftuari, ky është fundi i Ukrainës", deklaroi para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.
"Nëse Rusia ndërpret luftimet, kjo luftë merr fund. Nëse Ukraina ndalon së luftuari, ky është fundi i Ukrainës", deklaroi para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.Fotografi: John Angelillo/UPI/IMAGO

Baerbock i kërkon OKB-së të japë një sinjal të qartë kundër Putinit

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare përpara votimit, që të angazhohet me vendosmëri për fundin e luftës.  Sot secili prej nesh duhet të vendosë: Të qendrojë i izoluar me shtypësin, apo të soilidarizohet për paqen", tha Baerbock, e cila mbajti fjalimin e fundit përpara votimit të rezolutës. "Nëse Rusia ndërpret luftimet, kjo luftë merr fund. Nëse Ukraina ndalon së luftuari, ky është fundi i Ukrainës", shtoi ajo më tej. 

Rezultatin e votimit Baerbock e vlerësoi si një sinjal të rëndësishëm. Rezultati tregon: "Rusia me kursin e saj të luftës është po aq e izoluar sa edhe një vit më parë", tha politikania ekologjiste, Baerbock. "Ne qendrojmë bashkë kundër shkeljes së të drejtës ndërkombëtare."

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork - 141 shtete votuan pro rezolutës, që i kërkon Rusisë tërheqjen nga Ukraina. Bjellorusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Mali, Nikaragua dhe Siria bashkë me Rusinë votuan kundër rezolutës. Një sërë shtetesh – ndër to Kina dhe India – abstenuan.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork - 141 shtete votuan pro rezolutës, që i kërkon Rusisë tërheqjen nga Ukraina. Bjellorusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Mali, Nikaragua dhe Siria bashkë me Rusinë votuan kundër rezolutës. Një sërë shtetesh – ndër to Kina dhe India – abstenuan.Fotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka kritikuar disa herë Rusinë për veprimin e saj. Pak ditë pas fillimit të invazionit në një mbledhje urgjente 141 shtete votuan për një rezolutë, që dënon "agresionin rus kundër Ukrainës".

Ndryshe nga Këshilli i Sigurimit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mund të marrë vendime me shumicë. Këto vendime nuk janë të detyrueshme, por kanë peshë politike. Ndërsa në Këshillin e Sigurimit secili nga pesë vendet anëtare të përhershme (SHBA, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia) kanë të drejtën e vetos për të penguar vendimet.

wa/bru (rtr, afp, dpa)