OBSH paralajmëron për rrezikun nga gripi i shpendëve
17 Gusht 2005Përhapja e gripit të shpendëve në Rusi dhe Kazakistan paraqet një dukuri të re, mendon Klaus Stöhr, koordinartori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për programet e luftimit të përhapjes. Një dukuri të re për shkak se ky virus është e mundur që përmes zogjëve shtegtar të bartet më tej:
"Ende askush nuk mund të vlerësoj saktë nëse epidemia e kafshëve shtëpiake është bartur përkohësisht tek zogjët shtegtar dhe a do të qëndroj aty. Por pa dyshim është e qartë se muajëve të fundit është përhapur me mijëra kilometra. Dhe nëse shikohen hartat se në çfarë drejtimi dhe sa shpesh migrojnë zogjët atëherë mund të konsiderojmë se gjendja për Evropën është mëse e rrezikshme si asnjëherë më parë në dy vitet e fundit apo më parë që prej epidemisë së vitit 1968", sqaron Stöhr.
Andaj luftimi i epidemive profilaktike është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë - si karantinat, kufizimet e importit, sjellja e duhur e udhëtarëve e shumë të tjera. Këtyre duhet tu shtohen edhe masat shtesë për parandalimin e bartjes së virusit nga kashfët e egra tek kafshët shtëpiake.
Një vaksinë e cila është prodhuar së fundi kundër gripit të shpendëve është për lavdatë, thotë Klaus Stöhr por nuk mjafton si masë parandaluese.
Nga përvoja e viteve të kaluara ai nuk beson që në rajonet e goditura të Rusisë ky virus tani mund të luftohet shpejt:
"Luftimi i epidemive në rajonet me infrastrukturë të pazhvilluar është natyrisht mëse i komplikuar. Kjo nuk është arritur ende në Azinë Qendrore ku epidemia ekziston ende dhe ne nisemi nga ajo që në tre deri pesë vitet e ardhshme gjendja do të jetë e tillë".
Organizata Botërore e Shëndetësisë e trajton me shqetësim të madh gripin e shpendëve edhe për fatin se ka vite që tërheq vërjetjen nga një epidemi-përhapëse, nga një mega-epidemi nga e cila mund të preken dhe vdesin miliona njerëz. Në rajonet e goditura është harbuar një virus i gripit të shpendëve me emrin H5N1, i cili konsiderohet të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të bartet edhe tek njerëzit.
Në rast të ndonjë ardhje të rastësishme në kontakt mes virusit H5N1 me ndonjë virus gripi të njeriut atëherë mund të krijohet ndonjë tip i ri virusi me shkallë të lartë rreziku, sqaron Stöhr:
"Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet të llogaris me shfaqjen e një epidemie të re. Plasje të tilla janë paraqitur gjithnjë në çdo dhjetë deri 30 vjet në shekullin e fundit dhe nuk ka asnjë të dhënë se diçka mund të ndryshoj këtë. A do të jetë ky virusi H5N1, nuk dihet ende. Por ai është një kandidat, jo vetëm që ka arritur të përhapet shumë por të kaloj edhe tek njerëzit".
Masat për ballafaqimin me një epidemi të tillë ka vite që Organizata Botërore e Shëndetësisë i mban të gatshme. Aty bëjnë pjesë planet emergjente kombëtare si dhe bashkëpunimi më i mirë ndërkombëtar. Një masë tjetër po ashtu është edhe zhvillimi i vaksinave dhe prodhimi i tyre me kapacitetet adekuate.
Masa këto që deri tani nuk janë zbatuar sa duhet për shkak të mungesës së vullnetit politik apo mungesës së parave. Por edhe nëse një vend parapërgatitet në shkallë optimale, thotë Klaus Stöhr:
"Eshtë e mundur që numri i atyre që sëmuren dhe vdesin të minimizohet. Pastaj mund të minimizohet edhe shkalla e pengimit të jetës publike. Por nëse një epidemi është shfaqur njëherë nuk mund të pengohet plotësisht. Dhe nuk mund të pengohet tërsisht që njerëzit të mos vdesin dhe sëmuren", sqaron Stöhr.