Në Wiesbaden do të mbahet konferenca e tretë për Afrikën
3 Nëntor 2007Reklamë
Në manastirin Eberbah në landin e Hesenit do të mbahet sot konferenca e tretë e iniciativës "Partneritet me Afrikën". Nën titullin "Sfidat e transformimit - përgjigje afrikane dhe gjermane" rreth 45 pjesëmarrës do të zhvillojnë konsultime. Ndër ta janë presidenti gjerman Horst Këler, presidentët e Mozambikut, Botsvanës, Nigerisë dhe Beninit si dhe shkrimtari suedez Henning Makell i cili jeton edhe në Afrikë. Iniciativa është themeluar nga presidenti gjerman Këler në fillim të mandatit të tij.