Në vitin 2020 në Gjermani erdhën më pak të huaj
30 Mars 2021Në Gjermani janë regjistruar një shumë totale prej 11.4 milionë vetësh pa pasaportë gjermane.
Numri i të huajve në Gjermani u rrit me 1.8 përqind (204.000) vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë. Kjo ishte kuota më e ulët e rritjes në dhjetë vitet e fundit, siç raporton nga Zyra Federale e Statistikave.
Më pak emigrantë nga "vendet e treta"
Rritja e lehtë në vitin kur filloi pandemia e Coronas lidhet me një rënie në imigracionin neto: regjistri qendror i të huajve regjistroi vitin e kaluar 740.000 të huaj të ardhur dhe 479.000 të huaj që ishin larguar vitin e kaluar. Nga kjo rezulton një imigrim neto prej rreth 262.000 vetësh për vitin 2020. Në vitin 2019, u regjistruan 923.000 të ardhur dhe 547.000 të larguar.
Sipas informacionit, në fund të vitit 2020 jetonin në Gjermani rreth 107.000 ose 2.2 përqind më shumë të huaj nga vendet e BE-së sesa një vit më parë. Shkalla e rritjes ishte kështu në nivelin e vitit të kaluar (2019: plus 2.3 përqind).
Rritja e popullsisë së huaj nga vendet jashtë BE (vendet e treta), nga ana tjetër, më shumë se u përgjysmua në krahasim me vitin e kaluar. Ajo u ul nga 3.3 përqind në vitin 2019 në 1.5 përqind në vitin 2020.