1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nota të këqija për BE-në

Nina Werkhäuser/Pandeli Pani4 Qershor 2014

Studiuesit gjermanë të konflikteve mendojnë se Bashkimi Evropian ka kontribuar me qëndrimin e tij në përshkallëzimin e krizës në Ukrainë.

https://p.dw.com/p/1CBTE
Fotografi: picture-alliance/AP Photo

Studiuesit që merren me konfliktet dhe paqen mendojnë se Bashkimi Evropian ka mangësi në politikën e fqinjësisë. Këtë e nxori në pah kriza e Ukrainës. Në këtë vlerësim kanë arritur pesë institutet kryesore që merren me kërkime në këtë fushë. Në raportin që prezantuan bashkarisht në Berlin ata konstatojnë se politika e Bashkimit Evropian e cila e vuri me Marrëveshjen e Asociimit e vuri Ukrainën faktikisht pra dilemës ose për ose kundër kësaj marrëveshjeje, ishte një gabim me pasoja të mëdha. Ines-Jacqueline Werkner nga Qendra studimore e Bashkësisë Protestante mendon se BE-ja ka kontribuar në shfaqjen e krizës në Ukrainë dhe pastaj bëri pak për të zgjidhur konfliktin.

Gabimet e BE-së

"Kur BE-ja u solidarizua me opozitën në Maidan kundër regjimit, me të cilin donte më parë të nënshkruante marrëveshjen e asociimit, BE-ja thelloi polarizimin e brendshëm politik duke e përjashtuar veten si ndërmjetëse në këtë konfliktit." - thotë Werkner. E ballafaquar me një "aktor gjeopolitik aktiv" si Rusia, BE-ja qe e mbingarkuar, shton Bruno Schoch nga instituti studimor "Hessische Stiftung für Friedens- und Konfliktforschung".

Arseni Jazenzuk dhe Jose Barroso
Arseni Jazenzuk dhe Jose BarrosoFotografi: Georges Gobet/AFP/Getty Images

Përpjekja për ndërmjetësim nga ministrat e jashtëm të Gjermanisë, të Polonisë dhe të Francës në Kiev në shkurt 2014 ishte shumë e vonuar, thuhet në raportin e pesë instituteve, me të cilin ato duan të ndikojnë në diskutimet për politikën w jashtme në Gjermani.

OSBE-ja mund ta bëjë më mirë

Si aktorë më të përshtatshëm për parandalimin e konfliktve, studiuesit konsiderojnë OSBE-në dhe krtikojnë faktin se si roli politik i OSBE-së, edhe buxheti i saj janë pakësuar në mënyrë të qëndrueshme gjatë viteve të fundit. Sipas tyre kjo duhet të ndryshojë dhe në të ardhmen OSBE-ja duhet të raportojë vazhdimisht nga Ukraina dhe jo vetëm gjatë misioneve afatshkurtra.

Për zgjidhjen e konfliktit studiuesit propozojnë: krijimin në Ukrainë të tryezave të rrumbullakëta në nivel rajonal dhe lokal dhe pjesëmarrjen përkrahësve të "Partisë së Rajoneve" të presidentit të rrëzuar Viktor Janukoviç në qeverinë e ardhshme. Ukrainës duhet t'i refuzohet në mënyrë të qartë një anëtarësim i mundshëm në NATO. Qëllimi afatgjatë duhet të jetë që Ukraina të bëhet "urë lidhëse" midis BE-së dhe Rusisë.

Rreziku i një Luftë të re të Ftohtë

Më e rëndësishme për studiuesit e konflikteve dhe të paqes është parandalimi i një përsëritjeje të Luftës së Ftohtë. Presidenti rus Vladimir Putin ndjek stilin e politikës tradicionale të fuqive të mëdha dhe nuk i respekton marrëveshjet shumëpalëshe, shkruajnë ata në raportin e tyre. Kështu Rusia krijon precedentë të rrezikshëm dhe dëmton rendin ndërkombëtar. Kriza në Ukrainë mund të çojë sipas mendimit të studjuesve në një fazë të re riarmatimi në Evropë. Suedia ka njoftuar tashmë se do të shtojë në mënyrë masive shpenzimet e saj ushtarake në vitet e ardhshme - kjo sipas studiesve është mënyra e gabuar. Apeli i studiuesve të konflikteve dhe të paqes është: "Dialogu dhe kooperimi me Rusinë mbeten të domosdoshme".