1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një ëndërr e bukur gjermano-çeke

Michael Braun
26 Dhjetor 2017

Ekologjistë nga Gjermania dhe Çekia po bashkëpunojnë për projekte të përbashkëta dhe kanë bashkuar të dy parqet këtej dhe andej kufirit.

https://p.dw.com/p/2pw7X
BdT Nebelfelder im Bayerischen Wald
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Weigel

Gjermania dhe Çekia nuk janë gjithmonë të një mendjeje sa u përket çështjeve që lidhen me Evropën. Por sa i përket pyllit të Bohemisë dhe atij të Bavarisë ekologjistët nga të dy anët e kufirit bashkëpunojnë aq mirë sa i kanë bashkuar të dy parqet këtej dhe andej kufirit.  

Biologu Pavel Bečka është simboli më i mirë i bashkëpunimit gjermano-çek. Ai është i punësuar në të dyja administratat parqeve kombëtare në zonën kufitare mes Çekisë dhe landit të Bavarisë. Parku kombëtar i Çekisë Šumava që shtrihet në pyllin e Bohemisë dhe parkun kombëtar bavarez popullohen nga kafshë e shpendë të ndryshme, që "po zhduken nga pyjet e zakonshme. Kurse këtu kanë territor të mjaftueshëm për të mbijetuar." - thotë Pavel Bečka.

Për një kohë të gjatë pejzazhin e kësaj zone pyjore e ka formësuar njeriu, ndërsa tani ai i është lënë sërish në dorë natyrës dhe ky park tërheq me bukurinë e tij gjithnjë e më shumë vizitorë. Synimi i administratës së të dy parqeve është që të krijojnë tani pyllin me të madh të virgjër në Evropën Qendrore.

Bashkë jemi më të fortë

"Në dy parqet kombëtare, ne drejtorët kemi një qëllim të përbashkët. Kursi është që të dy parqet kombëtare të zhvillohen së bashku me të njëjtën mënyrë mbrojtjeje të natyrës. Ne kemi përfytyrime të ngjashme se si duhet të realizohet kjo." - thotë Pavel Hubeny, drejtori i  Parku kombëtar çek Šumava.

Deutschland Nationalpark Bayerischer Wald | Scheuereck
Fotografi: DW/Aureliusz M. Pędziwol

Pothuajse të gjitha broshurat informuese botohen ndërkohë në dy gjuhë. Dhe kjo është kryesisht meritë e Pavel Hubený, i cili përkundër rezistencës së madhe ia ka dalë që realizojë këtë bashkëpunim të ngushtë.

Falë bashkëpunimit të ngushtë të dy parqet në kanë marrë vitet e fundit nga Brukseli një mbështeteje financiare prej mbi gjashtë milionë eurosh.

Nationalpark Bayerischer Wald Höllbach
Fotografi: picture alliance/Arco Images

Pylli i përbashkët duket si një ëndërr e bukur gjermano-çeke. Megjithatë ende është e nevojshme mjaft punë bindëse, thotë Pavel Hubený, në mënyrë që kjo të vazhdojë të mbetet kështu edhe në vitet e ardhëshme.