1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpërthim pranë Parlamentit të Turqisë

1 Tetor 2023

Një shpërthim tronditi zonën përreth Parlamentit në Ankara. Autoritetet flasin për një sulm terrorist.Janë vrarë dy sulmues.

https://p.dw.com/p/4X1Ab
Shpërthim i fuqishëm në Ankara
Shpërthim i fuqishëm në AnkaraFotografi: Adem Altan/AFP/Getty Images

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të kryeqytetit turk Ankara në orët e para të së dielës, raportojnë mediat turke. Shpërthimi në Ankara ndodhi pranë ndërtesave të Parlamentit dhe ministrisë së Brendshme.

Shpërthim i fuqishëm në Ankara, janë mbledhur forca të mëdha të sigurisë.
Shpërthim i fuqishëm në Ankara, janë mbledhur forca të mëdha të sigurisë.Fotografi: Adem Altan/AFP/Getty Images

Në Platformën X, Ministri i Brendshëm i Turqisë Ali Yerlikaya e përshkroi atë që ndodhi si një "sulm me bombë". Një nga "terroristët” që mbërriti në zonë me një furgon hodhi veten në erë, i dyti mbeti i vrarë. Nga shkëmbimi i zjarrit u plagosën edhe dy policë.

Shpërthim i fuqishëm në Ankara, vjen edhe presidenti Erdogan
Shpërthim i fuqishëm në Ankara, vjen edhe presidenti ErdoganFotografi: Murat Cetinmuhurdar/TUR Presidency/AA/picture alliance

Sot është dita e parë e punës së Kuvendit të Turqisë pas pushimeve verore, njofton ARD. Presidenti Recep Tayyip Erdogan nuk ka komentuar ende incidentin, por ai ka mbërritur në Parlament dhe pritet të flasë. Por disa autoritete të tjera e kanë cilësuar si sulm terrorist. Erdogani duhet t'i drejtohet sot deputetëve në Parlament. Hetimet janë ndërmarrë nga Prokuroria e Përgjithshme turke dhe siç raporton Agjencia Shtetërore Telegrafike Turke, për këtë temë është vendosur ndërprerje informacioni.