Një natë që ndryshoi Parisin dhe botën
Ende shumë hollësi nuk janë të qarta. Por është e qartë, se mbi 100 vetë u bënë viktimë e terrorit më 13 nëntor në kryeqytetin francez. Imazhe të një nate që mund të ndryshojë Parisin dhe botën.
Njoftimet e para
Ndeshja miqësore e futbollit mes Gjermanisë dhe Francës vazhdonte, kur filluan të jepen lajmet aktuale në media dhe nëpër ekranet televizive.
Njerëzit të frikësuar
Lajmet shkaktuan frikë e tmerr tek njerëzit në Paris. Popullsisë iu bë thirrje që askush të mos dalë nga shtëpia.
Bataclan skena e pengmarrjes
Në sallën e koncerteve Bataclan policia i dha fund pak para orës 01:00 të natës një pengmarrjeje. Aty po zhvillohej një concert Heavy-Metall.
Presidenti i shokuar
President Hollande përmes televizionit iu drejtua me një fjalim popullit francez. Ai ishte larguar gjatë pushimit pas pjesës së parë të ndeshjes nga stadiumi – agjencia e lajmeve SID njoftoi, se Hollande "është dërguar në vend të sigurtë".
Tifozët dhe lojtarët në stadium
Ndërkaq tifozët e futbollit dhe lojtarët e kombëtareve të Gjermanisë dhe Francës fillimisht nuk u lejuan të largohen nga stadiumi. Në brendësi të arenës së stadiumit pati zhvillime dramatike.
Me gjasë të pesë atentatorët kanë vdekur
Sipas njoftimeve të komunikuara gjatë natës bëhej fjalë për të paktën pesë atentatorë – duke iu referuar të dhënave të prokurorisë thuhej, se ata janë vrarë. Ndoshta të tjerë doras ndodhen në arrati.
Frika e të mbijetuarve
Numri i viktimave mund të rritet. Gjatë natës bëhej fjalë për 120 të vrarë. Tek të mbijetuarit mbetet frika.
Përforcohen masat e sigurisë
Në nivel ndërkombëtar janë përforcuar masat e sigurisë – po ashtu edhe në konsullatën franceze në Nju Jork.
Solidaritet në mbarë botën
Qendra One World Trade Center në Nju Jork majën e antenës e ka ndriçuar me ngjyrat e flamurit kombëtar francez. "Ne jemi të lidhur ne solidaritet sreioz me popullin francez ", tha guvernatori i Nju Jorkut Andreë Cuomo.