Një helikopter amerikan qëllon gabimisht një stacion policor në Afganistan
12 Qershor 2007Reklamë
Kabul: Sipas të dhënave të një përfaqësuesi qeveritar një helikopter amerikan ka qëlluar gabimisht një rajon policie në lindje të Afganistanit. Si pasojë humbën jetën shtatë policë. Helikopteri është nisur për të ndihmuar luftimet kundër rebelëve talebanë, por gabimisht ka aktivizuar raketën në drejtim të rajonit të policisë. Forcat amerikane në Afganistan ende nuk janë prononcuar lidhur me këtë rast.