1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një delegacion nga Saksonia e Poshtme qëndron në Kosovë

Bekim Shehu6 Shtator 2006

Në Kosovë po qëndron një delegacion gjerman nga landi i Saksonisë së Poshtmet. Kryesuesi i delegacionit Jurgen Gansauer, tha se Gjermania do të vazhdojë të mbështes proceset politike është e interesuar të investojë në ekonominë kosovare, ndërsa ai shpreson se pavarësia e Kosovës do të arrihet deri në fund të këtij viti

https://p.dw.com/p/Arcu
Landi gjerman i Saksonisë së Ulët
Landi gjerman i Saksonisë së Ulët

Kryetari i parlamentit të Landit gjerman të Saksonisë së Poshtme, Jurgen Gansauer, tha se lëvizjet e mëdha në zhvillimin ekonomik të Kosovës do të ndodhin pas përfundimit të bisedimeve të Vjenës. Gjermania, sipas tij është e interesuar për investime në gjigandin industrial Trepca por, për këtë mund të flitet sipas tij pas arritjes së pavarësisë.

Jurgen Gansauer, tha se kontaktet e mira politike të Gjermanisë me Kosovën do të vazhdojnë në mënyrë të veüantë do të ketë kontakte në fushën e arsimit dhe të zhvillimit ekonomik. Ai tha se shpreson se shumë shpejtë do të kthehet në Kosovë për të festuar siü tha pavarësinë e Kosovës. Ai tha se, arritja e pavarësisë së Kosovës nuk është e lehtë, mirëpo autoritet kosovare sipas tij janë në rrugën e duhur për të arritur këtë synim. Ai tha se qytetarët e Kosovës duhet të kenë durim deri në fund të vitit, ndërsa, çdo manifestim i dhunës do ta pengojë procesin e pavarësimit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, nga ana e tij thotë se Jurgen Gansauer ka
kohë që ka shpenzuar energji për pavarësinë e Kosovës, por sipas tij ajo do të arrihet në fund të këtij viti.
…
Kryetari i parlamentit të Landit gjerman të Saksonisë së Poshtme Jurgen Gansauer, së bashku me një grup deputetësh kanë qëndruar edhe më herët në Kosovë dhe kanë vizituar dy nga gjigandët insustrial të Kosovës, kompleksin industrial Trepca dhe korporatën elektroenergjetike të Kosovës. Jurgen Gansauer, është shprehur se Landi e Saksonisë së Poshtme është i interesuar për gjigandin industrial Trepca dhe vizitat e tij të shpeshta në Kosovë i bënë për të parë mundësinë e investimeve. Landi i Saksonisë së ulët, sipas zotit Gansauer që nga përfundimi i luftës po vazhdon bashkëpunimin edhe me Universitetin e Prishtinës në fushën e shkencës duke këmbyer përvoja me profesorë dhe studentë.