Një dukuri natyrore e kërcënuar
Çdo vit miliona flutura me ngjyrën portokalli dhe të kuqe (Danaus plexippus), ose flutura mbretëreshë, nga SHBA dhe Kanadaja fluturojnë drejt Meksikës për të kaluar atje dimrin. Spektakli natyror rrezikon të zhduket.
Flutura mbretëreshë në ngjyrën protokalli dhe të kuqe
Flutura (Danaus plexippus) e quajtur flutura mbretëreshë është më e njohura e familjes së Danaideve. Por popullsia e saj në kontinentin amerikan është zvogëluar në përmasa dramatike, njofton WWF (World Wildlife Fond) . Vetëm gati 0,7 hektarë në Meksikën Qendrore u popullua para dy vitesh për kalimin e dimrit. Në vitin rekord 1997 këto flutura popullonin mbi 18 hektarë.
Shtegtimi i gjatë i fluturave
Çdo vjeshtë flutura mbretëreshë përshkon deri në 4000 kilometra nga SHBA-ja ose Kanadaja drejt Jugut për në Meksikën Qendrore. Që andej ato kthehen në pranverë. Dinstanca të mëdha këto, me të cilat kjo lloj fluture mban rekord bashkë me pak lloje të tjera shtegtarësh. Nuk ka asnjë insekt tjetër të njohur, që t'i rezistojë një shtegtimi të tillë.
Profesioniste të vërteta në distanca të gjata
Mesatarisht 70 kilometra në ditë fluturon çdo flutur mbretëreshë. Ndonjëherë ato arrijnë të përshkojnë edhe mbi 300 kilometra. Gjatë rrugës ato ushqehen nga nektari i llojeve të ndryshme të gonxheve, përpara se të ushqyera mirë të mbërrijnë në strehën dimërore. Këto shtegtime zgjasin deri në tre muaj. Por përse këto flutura e ndërmarrin gjithë këtë rrugëtim të gjatë?
Duke ndjekur periudhën e lulëzimit
Bimët e mëndafshit (Ascelepiadaceae) janë burimi kryesor i ushqimit për larvat e fluturës mbretëreshë. Gjatë shtegtimit ato ndjekin periudhën e lulëzimit të bimëve të mëndafshit, të cilat janë të familjarizuara në zona që nga Tropiku e deri në rajonet me klimë të butë - mes Meksikës dhe Kanadasë. Kultivimi aktual i monokulturave dhe përdorimi i pesticideve po e dëmton ekzistencën e këtyre bimëve.
Dielli si udhërrëfyes
Për të gjetur rrugën e duhur drejt strehës dimërore si dhe rrugën e kthimit, fluturat orientohen nga Dielli, është ky rezultati i një studimi të Orley Taylor në Universitetin e Kansas. Por edhe fusha manjetike e Tokës luan një rol kyç për orientimin e fluturave. Këtë sistem të dyfishtë orientues e përdorin p.sh. edhe zogjtë shtegtarë.
Rënia në qetësi
Pas një shtegtimi të gjatë fluturat e kalojnë dimrin në luginat e Sierra Madre në Meksikë. Temepraturat e ulëta, nën zero, i plogështojnë fluturat. Ato lëvizin sa më pak të jetë e mundur, për t'i kursyer rezervat dhjamore për rrugën e kthimit. Nëse fluturat ngacmohen, mjafton një rrahje e shkurtër e flatrave që ato të konsumojnë shumë energji me vlerë, që u mungon atyre më pas gjatë shtegtimit.
Hapësira dimërimi në tkurrje
Kuartieri dimëror i fluturave po rrezikohet. Pishat, bredhat e qeparisët ndihmojnë në lartësitë 3000 metra për një klimë të butë. Por njerëzit këtu jetojnë nga përdorimi i drurit dhe shpyllëzimi i vazhdueshëm i kërcënon fluturat. Vetëm prerja e pemëve të veçanta shkakton çarje në mbulesën e krijuar prej degëve gjë që çon në luhatjen e temperaturave duke pasur pasoja me rrezik për fluturat.
Masa mbrojtëse për fluturat
Mekisanët i vlerësojnë shumë fluturat e tyre. Tregohen shumë legjenda për këto flutura shumëngjyrëshe, ndër të tjera ato konsiderohen si shpirti i fëmijëve të vdekur. Ndaj duhet ndaluar shkatërrimi i pyjeve malore. Për një pierudhë të caktuar mundi të pezullohet shpyllëzimi në kuartieret dimërore të fluturave. Por në afatgjatë turizmi ekologjik mund të jetë alternativa për të gjithë.
Projekt për shumë breza
Pas gjumit të dimrit fluturat gjigante përgatiten në pranverë për kthimin në atdhe. Femra në këtë periudhë është e mbarsur dhe gjatë shtegtimit lëshon për herë të dytë vezë. Kështu shtegtimi kthehet në projekt për brezat pasues. Kjo është kuptimplotë, sepse së paku fluturat, që i mbijetojnë shtegtimit në dimër ia dalin edhe rrugës së kthimit. E si rrjedhojë pasardhëset e tyre ia arrijnë qëllimit.
Larva që nuk hahen
Larvave pasi u del lëkura e parë krijojnë një model tipik me ngjyra të bardhë-të zezë-të verdhë në formë vizash të kryqëzuara. Grabitqarët u shmangen këtyre fluturave, sepse kanë një arsye të fortë: lënda helmuese nga rrënjët e bimëve, prej nga larvat e marrin dhe e akumulojnë ushqimin në trup, i bën ato tërësisht të pashijshme.
Pasardhës të pjekur në moshë të njomë
Që nga dalja prej vezës deri në shndërrimin e larvës në flutur kalojnë 25 ditë. Fluturat e reja janë menjëherë fertile. Sapo afron fundi i verës në SHBA dhe në Kanada, nis një proces ndryshimi hormonal tek brezi i sapolindur. Këtyre fluturave u mungon dëshira për t'u çiftëzuar dhe u krijohen muskuj të fortë në flatra. E kësisoj udhë e mbarë!
Një shtegëtim i sigurtë
Në mënyrë që fluturat me ngjyrë portokalli e të kuqe edhe në të ardhmen të mund të udhëtojnë në tufa të mëdha drejt Jugut, mbrojtësit e kafshëve në mes të shkurtit iu drejtuan me një shkresë krerëve të qeverive të Kandasë, Meksikës dhe SHBA-së, që të krijojnë një korridor mbrojtës përgjatë të gjithë itinerarit të shtegtimit të fluturave.